Suat Besimi

Shumë shqiptarë, por edhe qytetarë nga përkatësitë tjera etnike, gjatë muajit të Ramazanit rrinë zgjuar deri në syfyr, e pastaj bien gjumë. Mirëpo sekti i ri i quajtur “Ilinditasit” është betuar para Stemës me Luanin e VMRO-së, se nuk do të flenë as para, e as pas syfyrit, deri sa nuk e gjejnë një emër me karakter sllav për Maqedoninë.
Loja e këtij sekti me “Ilinditën” ka qenë vetëm parapërgatitje për skenarin e final për zgjidhjen e ështjes së emrit. Sipas këtij skenari, tani është duke u gatuar një emër sllav pa përkthim as shqip as në gjuhën angleze.
“Ilinditasit” kanë përgatitur një skenar tinëzar, që fajin për emrin pa përkthim t’ia hedhin partive shqiptare, por edhe historianëve e intelektualëve që dolën kundër “Ilinditës”. Madje plani i tyre parasheh që për këtë emër t’i fajësojnë gjithë shqiptarët e Maqedonisë.
“Ne e gjetëm një emër shqiptar – Ilindita, por ju u treguat arkaikë dhe e refuzuat, prandaj për shkak të presionit ndërkombëtar tani do të duhet ta pranojmë pa përkthim emrin “Republika Severna (ose Gorna) Makedonija”, do të jetë arsyetimi që Ilinditasit do e përdorin, pasi ta pranojnë emrin e ri sllav të vendit.

Loading...