Ilir Hasani, doktor i parë shqiptar i shkencave në traumatologji

Një ndër mjekët më të mirë në Maqedoni dhe më gjerë, dr. Ilir Hasani sot në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, publikisht, në prani të miqve dhe familjarëve, por edhe të interesit të madh publik, mbrojti me sukses disertacionin e doktoratës në Degën e Traumatologjisë me temë ” Evaluimi i rezultateve te trajtimit operativ me osteosintezë minimalinvazive me pllakë locking gjatë trajtimit te frakturave te tibijes distale”, duke u bërë kështu doktori i parë shqiptar i shkencave në Maqedoni në këtë lëmi.

Dr. Ilir Hasani , edhe pse në një moshë të re, është një kuadër me karrierë të pasur profesionale dhe intelektuale, gjë që e ka bërë të jetë ndër kuadrot më kë kërkuar në Maqedoni, por edhe në rajon.

Ai lindi në Kumanovë në viti1977, në një familje mjekësh dhe me traditë intelektuale . Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa Fakultetin e Mjekësisë e kreu ne Universitetin “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup, ku diplomoi në vitin 2001. Dy vitet e nevojshme për përvojën mjekësore ai qe i punësuar si Mjek i Përgjithshëm në spitalin privat “Zana” dhe në vitin 2003 ai punoi si vullnetar në repartin e Traumatologjisë pranë Qendrës Klinike në Shkup, në të cilën u punësua ne vitin 2006 dhe mori titullin Assistent i ri. Në vitin 2008 z. Hasani mori titullin Specialist i Kirurgjisë së Përgjithshme, ndërsa në vitin 2015 zgjidhet si asistent në lëndën e Kirurgjisë, për të vazhduar pastaj në vitin 2016 subspecializimin në Traumatologji.

Dr.Ilir Hasani gjatë karrierës së tij ka mbajtur edhe disa funksione udhëheqëse në institucione shëndetësorë, dhe ate UD Drejtor të Klinikës për Dhimbje Ortopedike pranë Qendrës Klinike në Shkup, udhëheqës i Qendrës për Urgjencë dhe atë të fundit, që akoma është duke e ushtruar nga muaji gusht i vitit të kaluar, drejtor i Klinikën Universitare për Traumatologji, ortopedi, anestezi, reanimim, trajtim intensiv dhe qendra urgjente.

Përkrah angazhimeve profesionale, dr.Ilir Hasani ka qenë i angazhuar edhe politikisht. Ai është anëtar i kryesisë se Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në kuadër të komisioneve partiake, ai mban funksionin e kryetarit të Komisionit për shëndetësi.

Loading...