Imer Selmani në “Agora” numëron tiparet ideale të një kryetari komune (VIDEO)

Imer Selmani, ish kryetar i Komunës së Sarajit dhe ish ministër, në emisionin “Agora” ka numëruar karakteristikat unike që duhet t’i posedojë një kandidatë që pretendon pozitën e të parit të komunës.

“Duhet të jetë i ndershëm. Në rend të parë vjen ndershmëria, sepse ka punë me qytetarë me shumë halle dhe qasja e ndershme ndaj problemeve sjellë pastaj edhe zgjidhje të mira. E dyta, duhet të jetë profesionist. Duhet të dijë mirë të menaxhojë me resurse, kam fjalën edhe për resurset financiare edhe ato njerëzore. E treta, duhet të jetë njeri pozitiv, pajtues. Njeriu i parë i një komune duhet të rrezatojë pozitivisht. Të jetë njerëzor. Dhe e fundit, të jetë vizionar”, theksoi mes tjerash Selmani./LajmTV/

Loading...