Kuriozitete

Impresionuese: Ja çfarë duhet të mësojmë nga shkollat finlandeze? (FOTO)

15654210-10403156_775315935834344_723160308753048798_n-1502357956-650-8815f6486d-1503469402

Nxënësit e Finlandës janë në mesin e nxënësve më të suksesshëm. Kalojnë më pak kohë në shkollë sesa nxënësit e shteteve tjera, ndërsa për detyrë shtëpie nuk harxhojnë më shumë se gjysmë ore, transmeton gazeta Lajm.

  1. Është pa pagesë

Shkollimi nuk paguhet. Gratis janë edhe librat, ekskursionet dhe ushqimi në shkollë. Nëse fëmijët jetojnë më larg se 2 km nga shkolla për to ka autobusë special, harxhimet e të cilit i mbulon shteti. Për arsim, Finlanda ndanë 12.2% t buxhetit.

  1. Secilit nxënës i qasen në mënyrë të veçantë

Çdo fëmijë mund të kryhen detyra me kërkesa të ndryshme, sipas shkathtësive. Nëse fëmijës i shkon diçka më shumë, atëherë mësimdhënësit organizojnë orë individuale për të. Besohet se nxënësi është i shkathët që të zgjedh aktivitete, nëse nuk i intereson leksioni që jepet, mund të drejtohet në lexim.

  1. Notat nuk janë publike

Sistemi i vlerësimit në Finlandë ka 10 pikë, por deri në klasën e 3-të nuk ka nota. Nga e 3-ta deri te e 7-ta ka vetëm nota gojore nga “mundet më mirë” deri në “i/e përkryer”. Notat nuk publikohen para tjerëve dhe nuk janë arsye për kritika, por që shërbejnë për motivimin e nxënësve që t’i avancojnë njohuritë ose ta ndërrojnë mënyrën e mësimit.

  1. Në orë të mësimit fëmijët mund të prezantojnë edhe me pizhame

Në shkollat finlandeze nuk ka uniforma, fëmijët mund të vishen si të duan.

  1. Gjatë orës mësimorë fëmija mund të rrijë ulur ose i shtrirë në tepih

Fëmijët nuk është patjetër të ulen në karrige. Kur është nxehtë ora mësimore mund të mbahet edhe në kopshtin e shkollës.

15653960-5248060-8-10ImageOther-article15-0-1502788970-1502788974-650-1-1502788974-650-5533703a80-1503469402

  1. Pak detyra shtëpie

Mësimdhënësit në Finlandë vlerësojnë se pas shkollës nxënësit duhet të pushojnë me familjen dhe jo të ulen në masë për të shkruar. Për këtë arsye, kanë detyra shtëpie të veçanta, mësimdhënësit bëjnë përpjekje që të jenë interesante. Për shembull, një detyrë shtëpie mund të përfshijë intervistë me gjyshen, për jetën në vitet e 50-ta dhe dallimet në raport me jetën bashkëkohore.

  1. Nuk ka testime

Mësimdhënësit finlandezë kanë një thënie: “Ose përgatitesh për jetën ose për testimet. Ne e zgjedhim të parën”. Për këtë arsye nuk ka testime, në raste unike vetë mësimdhënësit vendosin a do të ketë a jo. Ekziston vetëm një test që bëhet me 16 vjeçarët, pasi ta kryejnë shkollën e mesme.

  1. Në disa shkolla lëndët janë të shfuqizuara

Në disa shkolla në Finlandë mësimi është i bazuar në fenomene. Në vend të leksioneve, ekzistojnë periudha kur nxënësit studiojnë një temë nga kënde të ndryshme. Për shembull, tema për migrantët studiohet nga perspektiva e gjeografisë (nga vinë), historia (çka ka ndodhur  më herët) dhe kultura (cfarë tradita kanë). Fëmijët vet imagjinojnë pyetje dhe vet gjejnë përgjigje.

  1. Kanë pushimet më të gjata në botë

Pa marrë parasysh sa është interesantë mësimi, për fëmijët gjithmonë pushimi është më tërheqës. Pas çdo ore mësimore prej 45 minutave pason pushim prej 15 minutave

15654060-6685310-4-0-1503402858-1503402861-650-1-1503402861-650-ae82e16375-1503469402

  1. Mësimdhënësit finlandez janë të jashtëzakonshëm

Konkurrenca për t’u regjistruar në fakultetin pedagogjik në Helsinki është e madhe, për çdo vend kandidojnë nga 20 persona. Numri i atyre që duan të merren me mësimdhënie është 10 herë më i madh se vendet e punës.

Paga mesatare e mësimdhënësve është 3.500 euro. Në Finlandë të jesh mësimdhënës është profesion shumë prestigjioz, kështu që fëmijët mësojnë nga më të mirët.

Nuk ka plan mësimor të rregulluar. Secili mësimdhënës vet vendos se cilat libra dhe programe do t’i përdorë. Veç mësimdhënësit, në çdo orë është i pranueshëm edhe një asistent që mbikëqyr nxënësit dhe u ndihmon në punë.

  1. Fëmijët e mësojnë vetëm atë që do t’u shërbejë në jetë

Në orët për notë, mësojnë se si të dallojnë kur dikush po mbytet në ujë. Në orët e amvisërisë mësojnë të gatuajnë. Kujdes i veçantë i kushtohet ruajtjes së ambientit. Ata, gjithashtu, shumë lehtë mësohen të krijojnë ueb faqe dhe portofoli. Më me rëndësi është të dinë të mësojnë dhe të gjinden në një botë plotë më ndryshime.

  1. Të gjitha shkollat njëjtë janë të mira

Nuk është e domosdoshme prindërit të zgjedhin shkolla, sepse të gjitha janë njësoj dhe nuk ekzistojnë shkolla “elitare”

15654210-10403156_775315935834344_723160308753048798_n-1502357956-650-8815f6486d-1503469402

  1. Fëmijët vet zgjedhin se çka duan të hanë

Ushqimi është pa pagesë dhe i shumëllojshëm. Menyja publikohet në ueb faqe një muaj më parë, kështu që fëmijët mund ta zgjedhin prej në internet ushqimin e tyre të preferuar.

  1. Në shkolla organizohen mbrëmje argëtuese

Ndonjëherë nxënësit marrin përgatitjet për të fjetur në shkollë. Aty bashkë me mësimdhënësit shikojnë filma, flenë në sallat sportive.

  1. Qenë për të lexuar

Ekzistojnë qenë special të trajnuar për “lexim” në bibliotekë, të cilët e nxisin dashurinë për të lexuar te nxënësit. Këta qenë dëgjojnë fëmijët se si lexojnë dhe u tregojnë përralla.

15654310-6685610-6-0-1503402890-1503402902-650-1-1503402902-650-c7199263f4-1503469402

BURIMI: https://brightside.me/inspiration-family-and-kids/14-reasons-why-youll-want-to-enroll-your-kid-in-a-finnish-school-368710/

 

To Top