Dje, rreth orës 12:15 ka ndodhur një rrahje e përgjakshme në burgun e Idrizovës, në departamentin e ndihmës së shpejtë, njoftojnë nga policia. Nga policia kumtojnë se rrahja ka ndodhur mes M.Z (36) dhe D.R (42).

“Gjatë rrahjes D.R ka marrë lëndime të rënda trupore, që janë konstatuar nga Klinika për Kirurgji Makilofaciole, ku edhe është mbajtur për kurim të mëtejshëm”, thonë nga polica.

Nga atje shtojnë se janë marrë masa për qartësimin e këtij rasti. /Fol/

Loading...