Incidenti te Kulla e Eifelit, alarm i rrejshëm

(E plotësuar) Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme franceze ka thënë për Reuters se incidenti në Hotelin “Pullman” ka qenë alarm i rrejshëm.

Tjetër bombë në Paris?Evakuohet zona përreth Kullës së Eifelit.

Dëshmitarë i kanë thënë agjencisë së lajmeve Reuters se policia ka evakuuar zonën afër Kullës së Eifelit.

“Zona e Kullës së Eifelit në Paris është evakuuar. Forca të mëdha policore gjendet përreth Hotelit “Pullman” në distriktin e 7-të të Parisit”, ka thënë një dëshmitar për Reuters, transmeton Koha.net.

Ndërkaq, sipas Reuters-it, edhe stacioni i metrosë “Champs De Mars” në qendër të Parisit është mbyllur nga Policia.

Në orët e mbrëmjes ishte planifikuar që të fikshin dritat e Kullës së Eifelit në nderim të viktimave të djeshme gjatë sulmit terrorist në disa pika në Paris.

Loading...