Infermierët kërkuan kushte më të mira për punë, paga më të larta dhe intervenim institucional që të mos ikin specialistët e shëndetësisë nga Maqedonia drejt vendeve të Europës.

Mbi 100 mjekë dhe infermierë duan të largohen nga vendi dhe të angazhohen nëpër spitalet e Gjermanisë dhe kjo gjë nuk duhet të lejohet, u tha në Akademinë solemne me rastin e Javës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën organizim të Unionit të Shoqatave të infermiereve mjekësore, teknikëve, obstetrikëve dhe Qendrave stomatologjike “Për ne”.

“Do të apelojmë për mosikjen e infermiereve nga Maqedonia, për kushte më të mira të punës, për përmirësimin e koeficientit të të ardhurave personale, do të apelojmë për deficitin e madh me të cilin po përballemi. Nëse në Maqedoni kemi 2 milion banorë ndërsa kemi vetëm 7 mijë infermiere, do të thotë se në 100 mijë qytetarë i bie nga 350 infermiere, i bie se jemi shumë larg standardeve të BE-së”,- u shpreh kryetarja e invermiereve në Maqedoni, Gordana Beshilovska.

Ata gjithashtu kërkuan të kyçen edhe në përmirësimin e procesit arsimor për këtë profesion, me qëllim që të ketë një shërbim profesional në vend.

Loading...