Në disa shkolla të qytetit të Tetovës këtë fillim vit ka pasur ndryshime të stafit udhëheqës, ndërkohë kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, e cila sistematikisht thekson se është kundër nepotizmit, në Shkollën Fillore “Istikball“ të Tetovës si zv/drejtore ka emëruar motrën e saj Kujtime Beqiri.

Para disa vitesh Teuta Arifi largoi nga posti drejtoren e atëhershme të Shkollës së mesme të Mjekësisë “Nikolla Shtejn”, bashkëshorten e Hazbi Likës pasi kishte vlerësuar se ishte nepotizëm, kurse sot ajo vendos në post udhëheqës drejtore hiç më pak se motrën e saj!

Burime të sigurta për INFOSHQIP thonë se Kujtime Beqiri në shkollën “Istikbal” është punësuar para një viti si punonjëse e bibliotekës.

INFOSHQIP

Loading...