Iniciativa “Drejtësi për Nikolla Gruevskin” ka paraqitur kërkesat për ndërprerjen e persekutimeve politike para kryetarit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Siç thashë në protestën para Gjykatës erdha deri ke zyra e Ivanovit ku, në emër të iniciativës “Drejtësi për Nikolla Gruevskin”, do të dërgoj një letër mbi persekutimin politike. Ne po i dërgojmë kërkesë deri tek Ivanovi që në pajtushmëri me Kushtetutëm të ndalohen persekutimet politike në Maqedoni”, tha Aleksandar Trajkovski.

Ai tha se PSP është jokushtetuese. “Të gjitha dëshmitë janë materiale të fituara në mënyrë të paligjshme”, tha Trajkovski duke iu përgjigjur pyetjes se për cilat raste kërkojnë që Ivanovi ta ndaloj persekutimin.

“Shkurorëzimi në Shkup, shkatërrimi i emrit të shtetit, djegia e zyrës së Ivanovit, nuk kanë asnjë gjykim të vetëm për për këto vepra penale. Presim të shikojmë se si do të sqarohet Ivanovi,” shtoi Trajkovski.

Ai tha se protestat do të vazhdojnë por nuk tregoj saktë se kur. Protestuesit para se të shkonin ke zyra e Ivanovit, protestuan edhe para Gjykatës Themelore Shkupi 1. Në mesin e tyre kishte edhe deputetë të OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Foto: Makfax

Loading...