Injorohet Hashim Thaçi, NATO nuk e prezanton si president të Kosovës (Foto)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka se si të mburret për pritjen e parë që ia bëri Brukseli, përkatësisht takimet që pati me dy prej personaliteteve kryesore të NATO-së.

Edhe në mandatin e tij, vizita në Bruksel mbetet vetëm me prezantim direkt të emrit të tij, e jo edhe të pozitës që ka.

Si të ishte një vizitorë i rëndomë, i pari i shtetit të Kosovës, në asnjë prej deklarimeve zyrtare të NATO-së, nuk shënohet që është pritur si president i Kosovës.

Në faqen zyrtare të këtij organizmi, shkruan se Sekretari Gjeneral i NATOS-së, Jens Stoltenberg, priti të mërkurën më 08.06.2016, Hashim Thaçin, nga Kosova (http://nato.int/cps/en/natohq/news_132137.htm ).

Edhe në takimin e Thaçit me zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Alexander Vershbow, ai u prezantua si Hashim Thaçi nga Kosova.

Përndryshe, dje, agjendë të njëjtë të takimeve në Bruksel, si të presidentit të Kosovës, pati edhe presidenti i Gjeorgjisë, Giorgi Margvelashvili, të cilit në çdo deklarim dhe prezantim iu shënua titulli -president i Gjeorgjisë. (http://nato.int/cps/en/natohq/news_132139.htm

Në takimet e presidentit të Gjeorgjisë u pa edhe flamuri i shtetit që udhëheq, përkrahë atij të NATO-s.

Ndërkohë që për të parin e Kosovës në takimet me krerët e NATO-s, nuk u shfaq as flamuri i shtetit që përfaqëson.

Loading...