Kosovë-Shqipëri

Inovacioni Social Rinor. Ngjarja Vjetore Activate Talks

Unicef-620x330

Më 11 Janar, UNICEF Innovations Lab Kosovo do të organizojë ngjarjen Activate Talks, për të promovuar teknologjitë inovative dhe iniciativat e zhvilluara nga Laboratori dhe për të theksuar punën e inovatorëve të rinj social të përfshirë në programin e Laboratorit.

Në nivel global, Activate Talks bashkon rininë, inovator ekspertë dhe udhëheqës mendimtarë për të shfaqur zgjidhjet e fundit dhe për të rimenduar dhe ripunuar se si mund të sjellim rezultate për fëmijët më të margjinalizuar. Folësit kryesor në ngjarjen Activate Talks të vitit 2017 në Prishtinë do të përfshijnë menaxhmentin e lartë të institucionit global financiar ING Bank. Mysafirët do të kenë mundësinë të takohen dhe diskutojnë me udhëheqës të rinj dhe të zbulojnë vizionin dhe punën e tyre brenda komuniteteve të tyre.

Ngjarja do të shënojë përvjetorin e gjashtë të pranisë së UNICEF Innovations Lab në Kosovë dhe do të shënojë një bashkëpunim të frytshëm me partnerët tanë të ngushtë.

Populli kosovar është një nga më të rinjtë në Evropë me afërsisht 53% nën moshën 25 vjet dhe 19% ndërmjet 15 dhe 24 vjet. 29% të të rinjve të moshës 15 deri 24 nuk janë të punësuar apo në shkollë. Gjithashtu, 64% të rinisë në Kosovë ndjehen se kanë ‘pak’ apo ‘aspak’ përfaqësim në vendim-marrje lidhur me çështjet që janë të rëndësishme për ata apo që drejtpërdrejtë ndikojnë në jetën e tyre. Në mesin e të rinjve mbizotëron një ndjenjë e fuqishme e paaftësisë dhe parëndësisë e në veçanti tek të rinjtë që janë pjesë e grupeve të margjinalizuara duke përfshirë të rinjtë me aftësi të kufizuara dhe ata nga komunitetet Roma, Ashkali dhe Egjiptian.

Për të trajtuar këto shifra shqetësuese, UNICEF Innovations Lab Kosovo kërkon të fuqizojë adoleshentët dhe rininë për të avancuar shfrytëzimin e teknologjisë dhe për të hulumtuar se si të arrihet ndikimi përmes komunikimit me një gjeneratë të re të bartësve të drejtave.

Innovations Lab ka vendosur veten si një institucion kryesor në katalizimin e ndryshime pozitive sociale në Kosovë. Duke përdorur metodat më të reja jo-tradicionale edukative dhe dizajnin me fokus njeriun, Laboratori u mëson të rinjve aftësi profesionale, aftësi sipërmarrëse, njohuri të avokimit, leximin kritik të medias, dhe aftësi teknologjike të shekullit 21. UNICEF Innovations Lab në Kosovë do të vazhdojë të krijoj hapësira të reja dhe mënyra inovative për realizimin e drejtave të fëmijëve përmes mjeteve dhe qasjeve të shekullit 21.

### Për UNICEF-in

UNICEF promovon drejtat e mirëqenies së secilit fëmijë, në të gjitha që bëjmë. Së bashku me partnerët tonë, ne punojmë në 190 vende dhe territore për të shndërruar këtë zotim në veprim praktik, duke përqendruar përpjekjet e veçanta për të depërtuar deri tek fëmijët më të lëndueshëm dhe të anashkaluar, për përfitim të gjithë fëmijëve, kudo. www.unicef.org

### Për Innovations Lab

Një njësi e UNICEF-t në Kosovë, Innovations Lab, e cila filloi punën në vitin 2010, është një shtëpi e ekipit shumëdisiplinor që punon në sektorë dhe fusha të ndryshme për të identifikuar metodat, partnerët, teknologjitë dhe mjetet që premtojnë të hapin shfrytëzim të ri të informacionit dhe teknologjisë, të ndikojë për ndryshim përmes komunikimit dhe të fuqizojë rininë të bëhen agjentë të ndryshimit në kërkimin tonë të një bote më të përshtatshme për fëmijë. Programet e laboratorit implementohen në bashkëpunim me OJQ-në Peer Educators Network (PEN). www.kosovoinnovations.org

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top