Inspektorët ndërhyjnë në dy televizione në Maqedoni?!

Inspektorët e Drejtorisë së të Hyrave Publike dhe Policisë Financiare kanë ndërhyrë në dy televizione, ate kabllor Robi dhe TV 24 Vesti, shkruan portali dokaz.
Sipas këtij lajmi të pakonfirmuar, inspektorët kanë hyrë në kompanitë që kanë pronar Robert Dimitrovin, me qëllim të inspektimit të punës së tyre financiare dhe dyshimet për lidhjen e tyre. Po ashtu po hetohen libri i dyfishtë i kontabilitetit. Kërkesa për ndërhyrje është bërë nga Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale, e cila ka nxitur procedurë për të vërtetuar se a ka koncentrim joligjor medial midis televizionit kabllor Robi dhe TV24Vesti.
(INA)

Loading...