Në Tetovë brenda dy muajve po zhvillohen aksione të mëdha, kundër luftës ndaj lëndëve narkotike.
Vetëm dje policia e Tetovës, gjatë një kontrolli bastisjeje që ka kryer në Lagjen Cetinska në Tetovë, ka zbuluar një laborator për përpunimin e kanabisit dhe vajit të kanabisit. Ku u vunë në pranga personi me iniciale N.I., nga Tetova i lindur në vitin 1964, i cili po mbahet në paraburgim.
Orë më vonë policia e Tetovës përballë AMCM-së, zbuloi 40 kilogram mariuhanë të fshehura në kafaz pëllumbash, ku u tha se kjo sasi lëndësh narkotike ishin të të njëjtit pronarë.
Pa Censurë nga burime jozyrtare kupton se, gjatë arrestimeve të mbrëmshme, policia ka zhvilluar një kontroll edhe në shtëpinë e një nga inspektorëve të policisë, të cilin e kanë mbajtur në pyetje në stacionin policor dhe pas disa orësh e kanë lënë të lirë. /Pa Censurë

Loading...