Institucioni amerikan kërkon mbrojtje të Bogoevskit nga Ali Ahmeti e Musa Xhaferi

Ish agjenti Sllobodan Bogoevski duhet të mbrohet në cilësinë e dëshmitarit në rastin që po procesohet në SHBA kundër ish udhëheqësve të “Magjar Telekom-it”. Këtë porosi me anë të një letre e ka dërguar Komisioni amerikan për letra me vlerë, pasi që Bogoevski ishte akuzuar nga ana e kreut të BDI-së Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit, se Bogoevski gjatë dëshmisë ka shpifur, transmeton gazeta Lajm.
Bogoevski do të ngre kundër padi ndaj Ahmetit dhe Xhaferit.
Bogoevski prapë është bërë temë e mediave pasi doli me disa akuza ndaj ish funksionerëve të VMRO-DPMNE-së.

Loading...