Intelektualët që uronin për zyrtarizimin e gjuhës së “20 për qindëshit”, po heshtin para gishtit të ngritur të Iliqit!

Gjyla Çeliku

Unë sot heshta, prita t’ju dëgjoj juve, juve që dje uronit ate që n’realitet s’ndodhi, juve që manipuloni popullin me gënjeshtra për t’ruajtur pozitat ose për t’marrë pozita, juve që keni harruar profesionin tuaj të shenjtë, juve që keni harruar hallet dhe dënimet e popullit duke u marrë vetëm me hallet e juaja dhe t’partisë, juve që një ditë shpirti do ju vijë në fyt kur t’kuptoni se sa dëm i ka shkaktuar veprimi juaj fëmijës tuaj. Ju ku jeni sot? Dje uronit për ligjin e t’gjitha gjuhëve që llogariten 20% me “zyrtarizim”, sot kur Alimiri i vogël i Kumanovës rivritet dhe familja ringjalli dhimbjet, Boban Iliqi ju përshëndet me gishtin lart n’liri, gazetari shqiptar kërcënohet, ju heshtni… A s’jeni bre qytetarë edhe ju? A s’keni fëmijë? Almiri është i imi, i yti, i atij… Bobani të shan ty, mua, ate… Bobani më kërcënon mua, ty, ate… Pse ju sot heshtni? Deri kur do heshtni? A veç politika i ka fajet që na solli në këtë katrahurë, apo edhe ju që s’bëni zë, n’realitet bëni zë veç për poena politike… Situatat në të cilat ndodhemi sot, unë me ju, janë rezultat edhe të “intelektualëve të dëgjueshëm dhe egoistë”, pa menduar që pavetëdije ndihmojnë krimin dhe destabilizimin. Zgjohu intelektual!

Loading...