Thuhet se të kundërtat e tërheqin njëra-tjetrën. Ndoshta. Nuk ka rregull të prerë, ndaj është një pyetje e komplikuar në futboll. Nëse në dashuri gjithçka mund të ndodhë, në futbollin e të kundërtave ka vend për shembull për dy ekipe, që përballen me njëri-tjetrin, duke u përqëndruar në çështje krejtësisht të ndryshme.

Ka nga ata që i arrijnë qëllimet e mëdha me mbrojtjen, të tjerë me sulmin. Për ta kuptuar këtë mjafton të hulumtosh në përballjen e mbrëmjes së sotme në “San Siro”, Inter-Barcelona. Kjo ndeshje do të tregojë nëse është më mirë një sulm i pamëshirshëm, apo një mbrojtje e kujdesshme.

Ballafaqimi i mëparshëm në “Camp Nou” dëshmoi se sulmi më i mirë mbizotëroi mbrojtjen më të mirë. Për shembull, Juventusi ka treguar në vitet e fundit se me një mbrojtje të mirë mund t’i fitojë ndeshjet 1-0 dhe 2-1, të bëjë të vetët edhe trofe. Barcelona nuk është kaq “e hollë” dhe spikat për shumën joproporcionale të golave ​​të shënuar.

Inter përpiqet të studiojë Juventusin, duke pasur mbrojtjen më të mirë të kampionatit të Seria A (gjashtë gola të pësuar nga portieri Handanovic). Vendi i dytë në klasifikim është produkt i një ekipi solid, ​​i cili di të mbrojë me kujdes (me Miranda, Skriniar dhe De Vrij nuk mund të jetë ndryshe), por, gjithashtu, di edhe si ta godasë kundërshtarin pa probleme.

Tripleta ndaj Lazios dhe “pokeri’ ndaj Genoa, të dyja pa u prekur rrjeta zikaltër, tregojnë një Inter që po pjeket ngadalë nën drejtimin e Spallettit, i aftë për të “armatosur veten”, por edhe për të shpërthyer me një sulmues si Icardi.

Barcelona, ​​përkundër sulmit më të mirë të La Liga-s, nuk ka dashuri të paanshme për mbrojtjet e pakalueshme. Ajo e di se si të fitojë me katër, ose pesë gola diferencë, pa u mërzitur që të pësojë ndonjë gol gjatë nëntëdhjetë minutave.

Në ditën e katërt të fazës në grupe të Ligës së Kampionëve, në një ndeshje vendimtare për kalimin e raundit, në “San Siro” do të përballet mbrojtja më e mirë e Serie A dhe sulmi më i mirë i La Liga-s. Në “Camp Nou” humbi Interin. Nëse në “San Siro” do të humbasë Barcelona, ​​atëherë mes një sulmi të madh dhe mbrojtjes më të mirë do të ketë barazim.

Loading...