Interi është përballur me Barcelonën në Camp Nou në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Neroazzurrët janë mposhtur 2-0 në një lojë bindëse nga vendasit.

Por krerët e Interit udhëtimin në Barcelonë e kanë shfrytëzuar për të biseduar me klubin katalunas edhe për sulmuesin Malcom.

Braziliani iu bashkua Barcelonës nga Bordeaux, por që deri më tani nuk ka bindur duke mbetur në bankën rezervë.

Sipas asaj që ka shkruar Mundo Deportivo, krerët e dy skuadrave kanë pasur një takim për talentin brazilian.

Inter ka kërkuar huazimin e Malcomit në afatin kalimtar të janarit me mundësi blerje në fund të edicionit.

Por katalunasit dëshirojnë vetëm huazimin e tij pa i lënë mundësinë e blerjes skuadrës zi kaltër.

I sigurt është vetëm largimi i Malcomit si huazim nga Barcelona, por jo edhe destinacioni i tij.

Përveç Interit, në garë për lojtarin janë edhe dy skuadrat angleze Tottenham dhe Arsenal.

Loading...