Interi i ka publikuar fanellat e treta për këtë stinor, të inspiruara nga katedralja e qytetit të Milanos, “Duomo”.
Fanella e re është e ngjyrosur me një kryq më të errët në gjoks, duke u bazuar në dyshemetë e katedrales ikonike, transmeton Gazeta Express.

 

Po ashtu në fanellë mund të vërehet një pjesë e hartës së qendrës së qytetit.

“Ne mendojmë se kjo fanellë është një pasuri në ADN-në e Interit”, ka thënë Pete Hoppins, drejtori i dizajnit të kompanisë NIKE. /Gazeta Express/

Loading...