Interneti u ka dhënë të drejtën e fjalës budallenjve (Umberto Eco)

Interneti u ka dhënë të drejtën e fjalës budallenjve ( Umberto Eco )

“Mediat sociale u kanë dhënë të drejtën e fjalës budallenjve”.

Fatmir Dehari

Janë fjalët e Umberto Eco që sulmon në këtë mënyrë internetin në ceremoninë e dhënies së diplomës së tij honoris causa në Universitetin e Torinos për merita në çështje të komunikimit, kulturës dhe medias.”Më përpara ata flisnin vetëm në bare pas një gote me verë, pa e dëmtuar komunitetin. Ua mbyllnin menjëherë gojën, ndërsa tani kanë të njëjtën të drejtë fjale me një fitues të çmimit Nobel. Është pushtim nga budallenjtë”, thotë Eco.Për Eco, interneti është një dramë e vërtetë sepse promovon “budallain e fshatit si mbajtës të së vërtetës”. Struktura e internetit sipas Eco favorizon përhapjen e atyre që propagandojnë budallallëqe. Në këtë pikë sipas tij, roli i gazetave është shumë i rëndësishëm sepse “duhet të filtrojë me ekipe specialistësh informacionet që vijnë nga interneti sepse askush nga ne nuk është i aftë të kuptojë sot nëse një informacion është i besueshëm apo jo”. Për të bërë këtë sipas tij “gazetat duhet t’u dedikojnë të paktën 2 faqe analizave dhe kritikave mbi faqet online, njëlloj si mësuesve u duhet t’u mësojnë nxënesve si të përdorin të dhënat për të ndërtuar një çështje”.

Loading...