Interpoli nuk e kërkon Jeton Luzhën, i dyshuari i tretë për vrasjen e shkupjanit Nikola Sazdovski-Sazdo anëtarë i grupit Komitët i cili ishte vrarë më 29 qershor në lagjen e Autokomanës. Pas vendimit të prokurorisë publike Interpol nga 28 korrik po kërkon Luzhën por sipas MPB fletëarresti ndërkombëtarë për Luzhën është shkruar për vrasje.

Por në faqen zyrtare të Interpol nuk ka informacione zyrtare për personin në fjalë. Më tej zbulohet se Interpol nuk ka nisur as hetim formal përmes faqes së tyre e në këtë faqe Interpol kërkon katër shtetas të Maqedonisë e një nga më të kërkuarit tashmë është publikuar dy herë.

Sazdovski është vrarë më 29 qershor në stacionin për autobusa e disa ditë më pas është lëshuar fletëarrest ndërkombëtarë por tashmë dihet se Luzha më parë ka kaluar kufirin. Jozyrtarisht mësohet se ai fshihet në Kosoë ose në Suedi ku ka familjarë të tij.

Loading...