Reshat Ibrahimi

Akademitë e futbollit janë vende ku lindin ëndrrat e çdo talenti të sportit të futbollit. Nëpërmjet tyre shumë yje të sotëm të futbollit kanë realizuar ëndrrat e tyre, dhe të tillë janë plotë, duke nisur nga Leo Messi, Cristiano Ronaldo, Kylian Mbappe, Iker Casillas, Xavi, Thierry Henry e shumë të tjerë.

Me një qëllim fisnik për të prodhuar sa më shumë talente të futbollit ishte hapur edhe Akademia e Futbollit Shqiptar me themelues, Bekim Ameti, i cili prej vitesh jeton në Zurich të Zvicrës, por me origjinë nga Gostivari i Maqedonisë.

Po kush është në fakt Bekim Ameti, cili është qëllimi i Akademisë, projektet e tyre me kapitenin legjendar të Kombëtares, Lorik Cana, iniciativa për të ndihmuar Fondacionin Firdeus që udhëhiqet nga z.Elvis Naçi e të tjerë, ju sjellim intervistën e madhe me z.Bekim Ameti.

Na thuani një biografi të shkurtër tuajën?
Ameti: E kam nisur karrierën si futbollist. Kam filluar në Kroaci, sepse atje kemi jetuar bashkë me të gjithë familjen time. Kami nisur tek skuadra gjigante kroate, Dinamo Zagreb, si fëmij dhe kjo ka qenë në vitin1982, ku ushtrova disa vite. Më ka stërvitur trajneri i mirënjohur, Çiro Blazevic, ku në vitin 1986 definitivisht u regjistrova për NK Dinamo Vinkovci dhe kështu nisi rruga ime si lojtar profesionist. Firmosa kontratë 5 vjecare me trajnerin e mirënjohur Tonko Vukusic-Cico. Pastaj vazhdova tek KF Shkëndija, ku e ngjitëm në Ligën e parë të Maqedonisë. Jam një gjeneratë e artë me Qatip Osmanin, Ibrahim Luma, Halim Hodai e tjerë. Më pas kalova në Zvicër te FC Ëintertur, FC Zürich, ndërsa gjashtë muaj isha në Norvegji te FC Lilestrom dhe më pas sërisha jamë kthyer në në Zvicër te Yuventus, ku përfundova karrierën pas lëndimit të ligamenteve.

Kur është themeluar Akademia e Futbollit Shqiptar?
Ameti:
Akademia e Futbollit Shqiptar është themeluar në vitin 2017. Në të kemi të përfshirë 27 lojtarë të gjeneratave të lindur nga viti 1999 deri në vitin 2003 dhe 22 lojtarë të gjeneratave të lindur në vitin 2004 deri në vitin 2007. Në Ligë nuk garojmë, por kemi në plan që edhe të garojmë në Ligat e Zvicrës, për shkak të interesimit shumë të madh të lojtarëve.

Cili është qëllimi Akademsë së Futbollit Shqiptar?
Ameti:
Qëllimi i Akademisë së Futbollit Shqiptar është që fëmijët e talentuar të përsosin këtë profesion të ardhshëm të tyre, si dhe të mësojnë elemente të tjera të futbollit, të mësojnë më mirë, dhe të përgatiten më mirë se sa në ekipet ku janë duke luajtur. Në klubet ku stërviten, trajnerët e tyre nuk kanë shumë kohë të merren me një ose dy lojtarë dhe t’i mësojnë finesat e futbollit. Normalisht qëllimi më i madh është që shumicën e talentëve shqiptarë t’i afrojmë tek Akademia Shqiptare. Ata me kualitetin e tyre t’i shpërdajmë tek reprezentacionet, sipas dëshirave që kanë dhe një ditë të garojnë edhe në Ligat e Zvicrës.

Po në programin tuaj keni ndonjë plan-projekt?
Ameti:
Po, në plan kemi një project të përbashkët me ish-kapitenin legjendar të Shqipërisë, Lorik Cana, me të cilin organizojmë edhe kampe të Akademisë. Ideja jonë është që me projektin fillimishtë të nisim në Zvicër, e pastaj të vazhdojmë edhe në Maqedoni, Shqipëri dhe në Kosovë.

Sa trajner punojnë në Akademinë tuaj?
Ameti:
Momentalisht unë jam i vetmi trajner që po i ushtrojë, edhe ate sipas planit të ushtrimeve. Çdo ditë nga 5-6 lojtarë, por normalisht se më tutje edhe do të angazhohen edhe disa trajnerë me përvojë profesionale.

Ku gjendet selia e Akademisë?
Ameti:
Akademia e Futbollit Shqiptar selinë e ka në në Zürich.

Si është bashkëpunimi Akademisë së Futbollit Shqiptar me futbollistët shqiptarë në Zvicër?
Ameti:
Unë bashkëpunoj shumë me futbollistët shqiptarë që luajnë në Zvicër, shkaku se interesimi është shumë i madh nuk dua të përmendi emra, sepse mund të harrojë dikë. Normalisht se do të dëgjoni shumë emra të ndryshëm profesional që janë dhe që kemi kontakte të vazhdueshme. Të gjithë edhe na vizitojnë. Vizitë na bëjnë edhe shumë skaut e menaxherë që punojnë për klube dhe reprezentacione të ndryshme.

Akademia e Futbollit Shqiptar ka edhe një mision humanitar. Si lindi ideja?
Ameti:
Po, iniciativa që mora unë në bashkëpunim me prindërit dhe lojtarët që ushtrojnë tek Akademia është që një shumë e pagesave të ushtrimeve që bëjnë lojtarët ose prindërit të shkojnë direkt tek Fondacioni Firdeus, të cilin e udhëheq Elvis Naçi. Nuk jam i pasur, por as i varfër, megjithatë dëshira ime është shumë më e madhe për të ndihmuar ata njerëz që kanë nevoj dhe kështu që me Elvis Naçin jemi në një adresë të sigurt. Zoti na begatoftë të gjithve dhe na shpërbleftë, kurse atyre që u shkonë kjo ndihmë e të hollave Zoti i shpërbleftë me shumë të mira.

Si e priti z.Elvis Naçi këtë iniciativë?
Ameti:
Normal që Elvis Naçi ishte shumë i gëzuar për këtë iniciativ se edhe vet ai është njeri që ndihmon dhe bën një punë shumë të mirë. Zoti e shpërbleftë me gjithë familjen dhe kështu që kam edhe një përkrahje shumë të madhe nga z.Elvis. Tani në fund të nëntorit do të vijë në Zürich për të biseduar më gjerësishtë për projektin, për ndihmën tonë.

Z.Bekim ju falënderit për intervistën dhe ju urojmë suksese dhe punë të mbarë?
Ameti:
Ju falënderojmë dhe juve.

 

Loading...