Kristo Papas: Flamuri kuq e zi nuk është i shqiptarëve
Kristos Papas, deputeti i partisë neonaziste greke Agimi i Artë, ka dhënë një intervistë për Artur Zhejin, që ka nisur emisionin “360 gradë” në News 24. Teksa i tund Zhejit flamurin shqiptar para fytyrës, ai lëshon akuza nga më të rëndat ndaj shqiptarëve
Zoti Papas, partia juaj Agimi i Arte është një parti e cila ka vënë helenizmin dhe interesat kombëtare greke në plan të parë. A mendoni se Greqia është në rrezik dhe a ekziston sipas jush një konspiracion kundër Greqisë?
Para se të përgjigjem dua t’ju përshëndes edhe unë dhe gjithashtu të përshëndes të gjithë vëllezërit tanë, grekët e Vorio-Epirit që ndoshta na ndjekin në këtë emision dhe t’ju them nuk ju harrojmë dhe jemi afër jush. Përsa i përket pyetjes suaj u përgjigjem se me të vërtetë Agimi i Artë është një parti etnike, e cila lufton për të drejtat e helenizmit dhe unë kam nderin dhe gëzimin ta drejtoj. Përsa i përket konspiracionit, mendoj se nuk gjendet vetëm Greqia në qendër të fajdexhinjve ndërkombëtarë, gjenden të gjithë popujt e botës. Globalizmi apo rendi i ri është një rrezik për të gjithë popujt, siç është gjithashtu një rrezik edhe për popullin tuaj.
Ka një kuriozitet shumë të madh në audiencën shqiptare, dilema ekziston apo nuk ekziston Vorio-Epiri. Sipas mendimit tuaj ekziston Vorio- Epiri dhe nëse ekziston mbi ç’argumente e mbështesni këtë teze?
Fillimisht, Vorio-Epir është një emërtim që daton në fillim të shekullit të kaluar, pra shekullit të XX, konkretisht pas vitit 1914. Për ne, historikisht nuk ekziston emërtimi Vorio-Epir në kuptimin se ka Epir Verior dhe Epir Jugor. Epiri është Një dhe për ne ekziston Një Epir që është grek dhe një pjesë e tij në këto momente ndodhet në duar të huaja, në duart e shtetit shqiptar. Sigurisht emërtimi ka mbetur dhe e kemi bërë tonin, e përdorim. Ajo që dua të nënvizoj, dhe kjo tregon shkallën e rënies së fuqisë së palës greke, është se politika zyrtare greke e konsideron Vorio-Epirin emërtim të ndaluar. Ministria e Jashtme ka frikë të përdor emërtimin Vorio-Epir. Ndaj ne jemi shumë krenar si parti, dhe unë personalisht, që detyruam zv/ministrin e jashtëm të Greqisë, z. Ciara, të pranojë në sallën e parlamentit grek dhe të shqiptojë emërtimin Vorio-Epir. Madje, duke iu përgjigjur pyetjeve tona, z. Ciara pohoi se edhe ai është vorio-epiriot. Ngaqë besojmë se qeveria greke është e shitur ndaj interesave të huaja tek fajdexhinjtë ndërkombëtarë, tek borxhdhënësit dhe amerikanistët, konsiderojmë arritje tonën që, megjithëse në bisedime off record, deri edhe ministri i Jashtëm na ka pohuar se Vorio-Epiri është në zemrat tona dhe ne bëjmë aq sa mundemi sepse kështu janë situatat! Nuk mundemi më shumë!
Nëse Vorio-Epiri është tokë helene dhe ju e konsideroni këtë një padrejtësi historike, për shembull e bërë edhe në Traktatin e Versajës, si mendoni se korrigjohet ky gabim historik sipas jush?
Ekziston vetëm një pohim Vorio-Epiri është grek. Kjo nuk shtrohet si pyetje. Nëse doni ta diskutojmë, dhe nuk kam asnjë problem, ka një histori të gjatë 3 mijë vjeçare të pranisë greke në këto troje, që para Krishtit. Monumentet, gjuha, popullsia, historia vetë përgënjeshtron çdo rast, çdo mendim të kundërt. Ndërgjegjja shqiptare, ndërgjegjësimi kombëtar shqiptar është një fenomen, i cili u shfaq në fillimet apo nga fundi i shekullit të 19, madje nëse doni u shfaq në fillimet e shekullit të 20 dhe është një ndërgjegje kombëtare e imponuar nga fuqitë e mëdha si Italia apo Austro- Hungaria. U mbështetët si popull në gjurmë të huaja, të vjedhura, nuk keni gjurmën tuaj. Edhe Heroi juaj Kombëtar është Jorgjo Kastriotis, një feudal grek i helenizmit mesjetar. Edhe ish-mbreti juaj, gjyshi i pasardhësit të fronit të Zogut, Zoti Leka, pranon në intervistën e tij në vitin 1931 sa më poshtë: “Pranoj se në të vërtetë brenda mbretërisë së shqiptarëve ka edhe vende ende greke si Korça, Himara, Dhrovjan, Gjirokastra dhe disa të tjerë. Shohim sot Princin Leka, pasardhësin e shqiptarëve, dhe nëse nuk gabohem i implikuar në trafik armësh. Shohim pra këtë trafikant të rëndomtë, i cili pati paturpësinë që muajt e fundit, në përurimin e një përmendoreje të Zogut në Tiranë, të deklaronte se kufijtë midis Shqipërisë dhe Greqisë duhen rishikuar. Për fat të keq popullsitë në veri të Greqisë janë popullsi që përbëhen nga grekë, të cilët ndërruan besimin, ndërruan dhe përfituan një ndërgjegje të rreme kombëtare, ndërsa shumë mirë do të kishte mundësi që jo vetëm Vorio-Epiri por edhe e gjithë Shqipëria të jetë një rrethinë apo një periferi e Greqisë.
Zoti Papas, meqë ju thatë se Skënderbeu është me origjinë greke, edhe shqiptarët që flasin shqip janë grekë dhe pastaj janë shqiptarizuar. A ekziston kombi shqiptar sipas jush, apo është vetëm një sajesë?
Do të më jepni email-in tuaj dhe me kënaqësi do t’ju dërgoj disa linke me studime, libra dhe artikuj të tjerë të cilët i kam botuar dhjetëvjeçarët e kaluar lidhur me Skënderbeun, i cili është një hero i madh grek, Jorgjos Kastrotis me historinë e tij.
Kohët e fundit me rastin e 100 vjetorit të Republikës së Shqipërisë, Kryeministri shqiptar tha se dikur Shqiperia mendohej nga Presheva ne Prevezë. Cili është opinioni juaj për kryeministrin Sali Berisha?
Zoti Berisha ndoshta i referohet një sporti, i cili sigurisht është i ndaluar nga feja myslimane. Siç duket pi shumë. Këto janë deklarata të papranueshme dhe ne nuk i diskutojmë. Sigurisht mëkati nuk është për zotin Berisha. Mëkati është për palën greke sepse kur ne pyesim në lidhje me çështjen në fjalë marrim përgjigje të papranueshme nga qeveritarët grekë, të cilët na thonë se këto deklarata janë kryesisht për përdorim të brendshëm dhe se është fjalim paraelektoral i zotit Berisha. Ne e dimë se zoti Berisha, mbështetësit e tij, si dhe psikopati zoti Rama, i cili kishte paturpësinë të bënte deklarata të njëjta në qendër të Athinës, në një veprimtari në pallatin Sporting, trumbetojnë një tendencë më të përgjithshme të popullsive atje, pra të popullsive tuaja, të cilët në rrugëtimin historik treguan se nuk dinë të mbajnë as besën, por edhe se arritja e tyre luftarake e vetme dhe më e madhe është plaçkitja. E ndjemë shumë mirë këtë dhe meqë do të më pyesni në një moment për ligjin e luftës mes Greqisë dhe Shqipërisë, e ndjemë shumë mirë si grekë në 1940 kur ishte hera e parë dhe e vetme që shqiptarët u futën brenda tokave greke, me kufijtë e atëhershme. Ishte një togë shqiptare të cilët ishin në krah të italianëve që u futën dhe luftuan në tokën greke në disa beteja të cilat zgjatën vetëm 24 orë derisa arritën në pikën që ushtria guximtare greke t’i hidhte në det këta armiq. Dhe po them se në dorë të Agimit të Artë gjendet një flamur. Eshtë një histori e gjatë sesi ka rënë në dorë të Agimit të Artë ky flamur. Mund të bëjmë një emision të tërë për këtë çështje, ndoshta nuk ekziston as në muzeun e luftës së Tiranës nëse do të mund ta quanim kështu mes thonjëzash. Eshtë flamuri i Fertit, ky është në dorë të grekëve. Shqiptarët nuk do ta marrin kurrë.
Ky është flamur pasi shqiptarët u pushtuan nga Italia fashiste. Ky nuk eshte flamuri i natyrshëm i shqiptarëve, apo jo. Eshtë flamur fashisto- shqiptar…
Të njëjtat gjëra bënë shqiptarët në 1940 me këtë flamur, të njëjtat gjëra teksualisht, pasi populli nuk ndryshon, është i njëjtë. Festuam para pak kohësh dhe isha të dielën e kaluar në Konicë përvjetorin e betejës së Konicës. Në atë betejë luftëtarët e ushtrisë dhe policisë greke luftuan kundër komunistëve grekë të cilët kishin nxitës të tyre Shqipërinë. Nuk ka asnjë lidhje nëse ky flamur është fashist, apo nëse ka këtu përkrenaren e Skëndërbeut, apo nëse ka yll apo është pa yll. Edhe ky është një flamur i vjedhur. Keni vjedhur shqiponjën dy krenare biznatine, e kuqja dhe e zeza janë ngjyrat tona. Këtë flamur e kemi në zyrat tona. Eshtë flamur bizantin me shqiponjën dy krenare. Keni ndërtuar një shtet fallco. Keni vjedhur heronj, ngjyra dhe flamunj dhe përpiqeni të vërtetoni se jeni shtet. Për fat të keq nuk jeni shtet. Me këtë shtysë për të bërë shtet, sic vepruat në fillimet e shekullit, e njëjta gjë ndodh dhe tani. Tashmë keni shpatullat e turqve, të amerikanëve dhe keni ngritur kokën. Tani keni gëzimin se ka rënë komunizimi, keni kapitalizëm, mund të keni Koka Kola, mund të keni makina të bukura të cilat për fat të keq janë nga krimi dhe hashashi. Tani kaloni mirë, duartrokisni amerikanin, i vidhni dhe orën e dorës, pasi sic themi ne më parë del shpirti dhe pastaj vesi. Vesi i plackitjes nuk mund të ikë. Pra më pas do të qani dhe ju.
Ju thoni se edhe ata që flasin shqip kane qenë grekë dhe pastaj janë shqiptarizuar. Sipas jush a ekziston kombi shqiptar apo është një sajesë?
Ekziston një ndarje e madhe ideologjike, nëse e keni studiuar, midis kombit dhe shtetit. Për shembull për ne SHBA nuk përbëjnë komb. Për ideologjinë tonë rëndësi të madhe ka ekzistenca fisnore. Kombi mbështetet tek gjaku, tek fisi, tek raca. Përsa i përket ndërgjegjes kombëtare shqiptare, vitet e fundit, pseudo-shkencëtarë të ndryshëm shqiptare kanë ndërmarrë një fushatë propagandistike dhe nuk kalon javë që të mos dalë një libër i ri pseudo-shkencor i cili tonifikon, ushqen, etnicizmin shqiptar.
A ekziston raca shqiptare?
Shikoni. Përsa i përket prejardhjes së fisit shqiptar nëse do të mundeshim ta quanim fis shqiptar, sepse sic u thash është një konglamerat popullsish të cilët janë tërësisht me prejardhje greke, pavarësisht se mund të kenë humbur ndërgjegjen e tyre kombëtare. Dhe kjo për ne është shumë e rëndësisshme pasi për ne grek duhet të jesh edhe në gjak edhe në ndërgjegje 100 përqind. Prandaj edhe një nga nga parullat tona qëndrore që dëgjohet nëpër mitingjet që organizojmë është ajo që thuhet edhe duke u kënduar: Nuk do të bëhesh kurrë grek o shqiptar, o shqiptar. Ekzistojnë shumë teori për lindjen e shtetit shqiptar, prejardhjen e popullsive që banojnë në veriperendim të Greqisë, brenda Shqipërisë. Teoritë flasin për Albanon e Romës së lashtë, shumë flasin për ilirët e lashtë, një fis barbar dhe i panënshtruar i cili në thelb i përkiste grupit të fiseve greke. T’u coj pas në epokën e mbretit Piro. Gjithashtu të tjerë flasin për Arvanon e Kaukazit. Ekzistojnë shumë teori. Unë do qëndroj vetëm në faktin se me të vërtetë sot në Shqipëri ekziston një industri e tërë botimesh dhe tonifikim i etnicizmit shqiptar i cili ekziston në cdo parti. Rol të madh në krijimin e një ndërgjegje kombëtare të ndryshme në këto popullsi që sot duan të quhen Shqipëri luajti dhe cështja e fesë. Shumë të krishterë ortodoksë të mesjetës, pas rrethimeve të Muratit, më vonë të Muhametit, ndryshuan besimin. Edhe në vetë familjen e udhëheqësit të madh Jorgjos Kastriotis, njerëz nën sundimin e turqve, tashmë ishin myslimanë sic ishte Hamzai nipi i tij, etj.

Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
NON COMMENT!
Per keto marrira, fajin kryesor nuk e ka psikopati Kristo Papas, sepse ai eshte per ta meshiruar. Fajin kryesor e kane votuesit "greke", te cilet i kane dhene mundesi per ta legjitimuar dhe shpier ne Parlament, qe me pas edhe te hallaketet ne skenen publike.Me habit edhe z. Artur Zheji i cili ia ka dhene kete "mundesi" ne media, ndersa eshte dashur ta bllokojoe me shume me kunderpyetje dhe kundervenie profesionale.
Shumica e komentuesve kane vepruar ne baza shkencore, por nuk e vlen te merret njeriu me ate antinjeri!
TUNG!
Sali Ramadani-Kercova
Helenët e vjetër kur janë shpërngulur në trojet ballkanike i kanë gjetur pellazgët dhe kanë filluar të vjedhin hyjnitë siç janë Zeusi, Athena dhe banorët tjerë të Olimpit dhe akoma nuk e dinë kuptimin e këtyre emrave, ja për shembull Athena nënkupton perëndeshën me sy bualli dhe nuk fare lidhje me funksionin që më vonë vjedhësit ia kanë përshkruar asaj, janë me miliona shembuj ku dëshmohet se edhe alfabetin e kanë të vjedhur prej popujve më të vjetër, kryesisht prej pellazgëve. Nga ana tjetër edhe motra e Kadmos, mbretit të Ilirëve quhej Evropa, ajo do të rëmbehet nga Zeusi, e tërë mitologjia e vjedhur helene (e kush e di se jevgjit grek sa janë pasardhës të helenëve, ky mister është edhe më provokues???) është përplot me lecka të vjedhura nga popujt autokton ku shqiptarët zën vendin meritorë, por fatëkeqësisht dëshmohet me shekuj se nuk jemi grabitqarë, por jemi paqedashës dhe të butë dhe i kemi toleruar të huajt për shkak të nivelit të lartë të kulturës që e kemi trashëguar nga gjenet fisnike. Nga ana tjetër vet helenët çdo element të huaj e kanë etiketuar si barbarë, kjo qartë fletë për politikat asimiluese që i kanë kultuvuar qysh prej kohërar antike. Kemi një numër të madh të dijetarëve që në aspektin filozofik dhe shpirtërorë i kanë shkatëruar rivalët e tyre duke i vjedhur veprat dhe duke i shpallur si jo ekzistues, nga ana tjetër luftërat mes qyteteve - shteteve dhe shumë elemente kulturologjike shumë qartë flasin dhe dëshmojnë për karakterin e mykur të vet këtij populli të ardhur në kto troje, por kutpohet këto fakte vlejnë vetëm për studiuesit dhe jo për sharllatanët që ëndërojnë dhe fantazojnë bile edhe në këtë shekull. Pjesa më e madhe e veprave klasike me të cilët krenohen - pa të drejtë grekët, janë pjesë - lecka të vjedhura nga autorët anonim, të cilët më pas si papagall helenët i kanë cituar dhe janë mburur por edhe i kanë përvetësuar si të tyre, edhe këtë shkenca botërore e ka dëshmuar me studime të detajuara. Antika është një thesarë që i përket botës, ne shqiptarët jemi krenarë se të gjitha ndodhitë, dijetarët, filozofët e vjetër kanë hapëruar në trojet tona, por për fat të keq shumë pak kemi shkruar për këto, dhe ja kjo po na ndodh sot. Për Sënderbeun, për flamurin tonë, por çfarë komenti mund të japim më, por vlen të cek vetëm një shembull të vetëm i cili do ta sqaroj situatën përfundimisht për zotëri Kristo e ai është me sa vijon: qyqet e kanë zakon që vezët e tyre ti mbjellin në fole të huaja, por fenomeni i qyqes (në këtë rast më përkujton Kriston) vet zogu akoma pa dal nga veza i shtyen vezët tjera që janë të folesë që të bien dhe të vdesin akoma pa u zhvilluar, ky është instinkti vrasës i qyqarëve, hajdutëve të historive dhe kulturave të huaja, gjen i poshtër i qyqes, që njerëzimit i ka lën vetëm këngën e poshtër të qyqes e asgjë më tepër...

Publikoni komentin tuaj