Poll: Estrada shqiptare
Cila është këngëtarja më e bukur ?
Hyrje | Intervista | Ahmeti: "Nuk ka përplasje në koalicion"

Ahmeti: "Nuk ka përplasje në koalicion"

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në një intervistë për BBC-në para kongresit të dytë të partisë, që do të zhvillohet të shtunën, thotë se deri më tani nuk ka hasur në përlasje në koalicionin qeveritar rreth tre shtyllave kryesore të marrëveshjes për qeverisje, që janë Implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, dhe integrimi i vendit në NATO dhe BE.

Z. Ahmeti thotë se partia do të përfshihet në një sër reformash, ndërkohë që nuk do të ketë një kundërkandidat. BDI është partia më e madhe e shqiptarëve në Maqedoni, e cila ka dalë kryesisht nga ish UÇK dhe në skenën politike është shtatë vjet. Korrespondenti i BBC-së në Shkup Nazim Rashidi bisedoi me z. Ali Ahmeti.

BBC: Z. Ahmeti do të keni kundërkandidat në kongresin e partisë?

Ahmeti: Kam kërkuar nga Kryesia, nga Këshilli i Përgjithshëm, jo vetëm tash në prag të kongresit por edhe në mbledhjet për përgaditjen e kongresit që të respektojmë një pikë të statutit, që dy e më shumë kandidatë duhet të ketë në garë për të marrë drejtimin politik, qoftë të partisë qoftë të degëve të BDI-së. Nuk ka pranuar asnjë nga organet. Arsyetimi ka qënë se nuk duam të bëjmë spektakël dhe nuk ka pranuar asnjë nga organet që të nxjerrë kundërkandidat.

BBC: Po sa demokratike është BDI, kur nuk ka një garë të tillë, për të cilën edhe ju flisni?

Ahmeti: Unë nuk mund të prodhoj kundërkandidatw, sepse janë organet ato që vendosin, por si vlerë unë do të luftoj që të ketë një garë të tillë.

BBC: Kongresi i BDI-së po ndodh kur Maqedonia është në një situatë të paqartë rreth integrimeve të saj euroatlantike, si e shikoni të ardhmen e vendit?

Ahmeti: Në kongres do të diskutuhen dhe do të miratohen dokumente shumë të rëndësishme, si programi, statutei por parashihen edhe qëndrime të rëndësishme edhe për Maqedoninë. Ne për herë kemi qënë të dobishëm dhe në të ardhmen do të kontribojmë që çështjet, kontestet e ndryshme, që ende nuk kanë gjetur zgjidhje, ne të jemi një pjesë mjaftë e rëndësishme që të kontribojmë, që sa më parë ato të mbyllen. Alternativë veç NATO-s dhe BE-së Maqedonia nuk ka dhe angazhimet tona janë në këtë drejtim.

BBC: Po kjo është një fjali e dëguar shpesh. Si do ta bëni këtë? Partneri juaj i qeverisë VMRO DPMNE po e thotë hapur se jo me çdo kusht do të pranojë integrimet e vendit?

Ahmeti: Të gjitha porositë nga miqtë tanë ndërkombëtar janë mjaftë shpresëdhënëse. BDI ka hyrë në këtë koalicion me një marrëveshje tepër të rëndësishme për tre gjëra. Implementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohri, integrimi i Maqedodsië në NATO dhe integrimi i Maqedonisë në BE. Deri më tani unë nuk kam hasur diçka që të dyshoj në përcaktimin, apo në anashkalimin e këtyre tre shtyllave kryesore mbi të cilat bazohet koalicioni mes BDI-së dhe VMRO DPMNEsë.

BBC: Kongresi i BDI-së ndodh në një moment kur kritikat ndaj partisë suaj janë në rritje sidmos për funksionimin e qeverisë. Si do t’u përgjigjeni kritikave që thonë se partiaj juaj nuk është as gjysma e BDI-së që ka qënë në qeveritë e kaluara?

Ahmeti: Mund të them lirish në pika të shkurtra, se shqiptarët e maqedonsië kanë me çka të krenohen dhe që u arritën brenda një viti. Duke filluar që nga Manastri i harruar, sot shqiptarët e Manastirit dhe Maqedonisë kanë muzeun ku është krijuar alfabeti i gjuhës shqipe. Është ngritur në rrugë institucionale muzeu i lirisë në Shkup, u hapën fakultete në Kumanovë, gjithashtu përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve vetëm brenda këtij viti që e mbyllim arrin një shifër gati prej 1400 persona, të cilët do të angazhohen në administratën publike shtetërore si dhe në polici.

BBC: Megjithatë si i shikoni raporetet tuaja si parti me partnerin tuja të qeverisë VMRO DPMNE-në. E bëj këtë pyetje edhe një herë sepse shohim përplasje mes përfaqësuesve partiak, ndërkohë nga vetë zyrtarët qeveritarë shpesh dëgjohen fjalë që thonë se ata nuk kanë pushteti që duhej ta kishin?

Ahmeti: Për deri sa nuk ka përplasje tek ky koalicin rreth tre shtyllave kryesore të marrëveshjes për koalicon, unë nuk mund të rrezikoj ineteresat e shqiptarëve. Unë jam i përgjegjshëm për misionin tim dhe unë nuk bëj shaka me çështje të mëdha.

BBC: Z. Ahmeti clat do të jenë reformat që do të ndërmerrni në parti?

Ahmeti: Do të fillojnë që nga organizimi në bazë si dhe ndryshimet që do të bëhen në statutin e BDI-së.

BBC: A do të ketë në këto reforma edhe një reformim të strukturave. Ju thoni se BDI ka politika të qarta, a do të angazhojë partia kuadro të cilët do të jenë të denjë për të realizuar këto politika. Brenda BDI-së ka deputetë, zyrtarë, kryetarë komunash që nuk flasin një gjuhë të huaj, janë me shkollë të mesme. Kjo nuk përputhet me idealet për ta integruar vendin në BE, ku kërkohet një dije dhe një nivel më i lartë?

Ahmeti: Po mbi të gjitha për mua vlera më e madhe është që njeriu të jetë i aftë, i ndërgjegjëshëm dhe i përgjegjshëm për përgjegjësitë që ai i merr.

Subscribe to comments feed Komente (26 publikuar):

xy në 08/04/2010 10:01:48
avatar
JO PERPLASJE NUK KA.... I MUNGON VETEN BOMBA ATOMIKE APO HIDROGJENIKE....HAHAHAHA
Thumbs Up Thumbs Down
0
kercova në 24/02/2010 12:40:29
avatar
o bur boll na mashtrove neve kercovareve te kan hetuar edhe gjith shqiptaret kudo qe jan se qenke vetem mashtrues i populit tand per interesat tuaja personale qe i ke dhe i ke haruar gjith bashkluftaret dhe komandatet qe dit per dite po ti burgos vllavi i shpirtit tan me burgje te perjetshme dhe as te vjen turp qe akoma po ri ende ne qeverin e gospodin gospodin dedo stefani turp,turp, turp
Thumbs Up Thumbs Down
0
DEA në 15/01/2010 10:14:12
avatar
KUJT NUK I PELQEN ALI AHMETI LE TE URDHEROJ TE BEHET ALI AHMET E PRESIM ME KENAQESI CDO NJE ESHT I MIRPRIPRITUR TE LUAJ KETE ROL SEPSE NGA ANASH SUKEN GJERAT VERTE POR NGA MESI JU PRESIM TE REAGONI.................
Thumbs Up Thumbs Down
0
Kumanovarii në 31/12/2009 18:17:12
avatar
ooo ALI AHMETI a te rrjedh gjak shqiptari ne vena o burr ...
Thumbs Up Thumbs Down
0
flori në 26/12/2009 15:19:19
avatar
Bdi ne Kongresin e Fundit Me moton Jetesojm Ideale edhe nje her trego se per Kte parti Ideale Jane mos intgrimi i Maqedonise,Gjuha sllave qe ne klase te pare,rrahja e Shqiptareve te Nerezit ,ENCIKLOPEDIA(qe u finansua nga Kjo qeveri )etc
Thumbs Up Thumbs Down
0
Besim në 26/12/2009 10:16:27
avatar
Fatkeqesisht e keqja Jone si shqiptar vazhdon dhe me ali ametin nuk I duket fundi.
Thumbs Up Thumbs Down
0
Meti në 23/12/2009 08:43:48
avatar
Eshte shume e vertet se per momentin nuk ka kunderkandidat per Ali Ametin, ne rradhet e BDI-se, po edhe ne nje te ardhme te afert nuk do kete!
Arsyet jane shume te thjeshta. Kunderkandidatet eliminohen qe ne fazen e lindjes se tyre. Rreth Ali Ametit ka vetem te tille qe jane te kenaqur qe te jene edhe formalisht ne rrathet e strukturave partiake. Kjo eshte tragjedi, jo vetem per BDI-ne po edhe per te gjitha partite shqiptare ne Maqedoni dhe jo vetem.
Uroj qe ky sindrom shqiptar te eliminohet sa me pare nga mendjet e udheheqesve tone!

Urime festat e fundvitit per te gjithe shqiptaret kudo qe jane
Thumbs Up Thumbs Down
0
SHARI në 20/12/2009 18:00:42
avatar
SHARI-Per sejcilen jav Grujevski ju pregadit nga nje surpriz-skandal BDI-se deri kure tek ju do te kete fund,shifet hashiqare se jeni pa ndjenja,ju jeni berlloku i shiptareve Fundin do ta keni shume te keqe sepse keni ardhe ne pushtet duke shkele mby gjak te cilen rende e tradhetuat
Thumbs Up Thumbs Down
0
gresa jashari në 20/12/2009 18:00:19
avatar
te lumt je me miri je i vetmi qe ke bere te gjitha zgjedhjet e shqiptarve.sepse ata qe japin keshtu komente ,ne kohen e luftes ata kane qendruar,nen hije .te komplimentoj edhe nje her.zotri ALI AHMETI.
Thumbs Up Thumbs Down
0
kumanova në 19/12/2009 19:27:29
avatar
per ty berat tapa mos mi perzi luftetart me ket pleh se ky ne prizren ka qen ne at koh o ti burr i dheut se trimat e mi kan vdek ne kumanov e disa kan mbet pa nje kemb e pa nje dor tung
Thumbs Up Thumbs Down
0
1 2 3 next total: 26 | Treguar: 1 - 10

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst