Sondazh: Proceset eurointegruese të Maqedonisë
A mund të sjellë tensione etnike moszgjidhja e çështjes së emrit?
Fillimi | Intervista | Shkupi do të bëhet edhe më i pastër

Shkupi do të bëhet edhe më i pastër

Madhesia e shkronjave: Decrease font Enlarge font
image

Rakip Doçi, drejtori i parë shqiptar i Higjienës Komunale të Shkupit pas rreth 40 viteve, ka premtuar se kryeqendra në të ardhmen do të jetë edhe më e pastër. Ai pret të pajiset me disa kamionë të rinj për grumbullimin e mbeturinave, do të rritë numrin e shqiptarëve në administratën e ndërmarrjes si dhe do të nxitë procesin e selektimit të mbeturinave.

 

LAJM: Si e keni mbyll vitin 2009, çka pritni për 2010-n?

Doçi:

 

LAJM: A keni pajisje të mjaftueshme?

Doçi:

LAJM: A mendoni se qyteti është i pastër?

Doçi:

LAJM: Pas sa vitesh bëhet një shqiptar drejtor i kësaj ndërmarrje?

Doçi:

 

LAJM: Si është përfaqësimi i shqiptarëve në ndërmarrje?

Doçi:

LAJM: A keni probleme gjatë kryerjes së detyrave? Si jeni ballafaquar me borën gjatë këtij viti?

Doçi:

LAJM: Deponia ku i hidhni mbeturinat, a i plotëson standardet ndërkombëtare për ruajtjen e ambientit?

Doçi:

Kjo deponi është e vetmja në Maqedoni që ka disa standarde edhe pse nuk i plotëson plotësisht kërkesat. Drisla tani është ndërmarrje e themeluar nga qyteti i Shkupit, dhe në të ardhmen pritet të avancohet në drejtim të implementimit të të gjitha standardeve që parashohin direktivat e Bashkimit Evropian, ku Maqedonia pretendon të jetë anëtare e plotë. Për zhvillimin e kësaj deponie në të ardhmen unë nuk do të jem kompetent të flas, sepse ajo deponi tani ka drejtorinë e vet. Këtë vit ne jemi shumë të interesuar që të zgjerohemi edhe në fushën e selektimit të mbeturinave. Pjesa dërmuese e mbeturinave janë lëndë të para që mund të përdoren si lëndë për tu ricikluar. Kjo do të kishte dy benefite, fillimisht ne do ta ruanim mjedisin jetësor dhe do t’i kursejmë rezervat e lëndëve të para qofshin ato masa plastike, letra, druri etj. Edhe pse në qytetin e Shkupit ekzistojnë diku afro 100 kontejner për grumbullimin e ambalazhit prej polietileni (PET), ky numër është shumë i vogël. Ne jemi shumë të interesuar që në vitin 2010, të ndërtojmë disa qendra recikluese. Për momentin ekziston vetëm një qendër recikluese në komunën e Karposhit. Ne planifikojmë që në të ardhmen të hapim edhe më së paku edhe 3 qendra tjera që do të përfshihen edhe komuna tjera të qytetit të Shkupit.
Natyrisht se ka mjaft probleme. Grumbullimi varet edhe nga vet qytetarët, të cilët ndonjëherë pa vetëdije, pa qëllim nuk bëjnë deponimin e mbeturinave të tyre nëpër kontejnerët special. Një pjesë e madhe e qytetarëve nuk e respektojnë këtë vendim. Ndonjëherë shkaku i veturave të parkuara përreth kontejnerëve pamundëson që mbeturinat të merren. Tani ndodhemi në sezonin e dimrit, nëse të reshurat e dëborës janë të mëdha, atëherë krijohet pengesa në rrugën gjatë transportit të mbeturinave deri në deponi. Kamionët e ndërmarrjes duhet të ngjiten në një tatëpjetë e cila është shumë e rrezikshme dhe shpeshherë edhe bllokohen kamionët tanë. Ne jemi të detyruar që të hapim korridore për qytetarët edhe në sheshin e Shkupit dhe në Çarshinë e vjetër. Edhe pse në dy raste kemi pasur të reshura bore, ne kemi arritur që sheshin e qytetit të Shkupit, institucionet kryesore në kryeqytet të jenë të kalueshme për qytetarët.
Në hierarkinë kryesore tanimë shqiptarët janë mjaft mirë të përfaqësuar, kjo përqindje mund të jetë edhe më shumë se parashihet. Drejtori gjeneral, ndihmës drejtor i sektorit operativ, zëvendësdrejtori i operativës dhe drejtori operativës, janë shqiptarë. Aty ku janë forca punëtore diku mbi 60 për qind janë shqiptarë, ndërsa të tjerët jo shqiptarë. Një mangësi është në administratën e ndërmarrjes ku numri i shqiptarëve është simbolik, por unë jam i vendosur që ky numër do të përmirësohet. Shqiptarët këtu do ta kenë vendin e merituar.
Unë nuk mund tu them saktësisht, por nga viti 1970 kur drejtor ka qenë i ndjeri Rexhep Zajazi, njeriun për të cilin të gjithë në ndërmarrjen publike flasin me respekt të veçantë, deri në nëntor 2009 nuk ka pasur drejtor shqiptar në ndërmarrje. Falë bashkëpunimit në nivel të Shkupit, ndërmjet BDI dhe VMRO-DPMNE-së, u arrit për herë të parë pas gati 40 vitesh sërish të udhëhiqet kjo ndërmarrje nga një shqiptar.
Duke pasur parasysh kushtet me të cilat funksionon ndërmarrja, përgjigja ime është se është shumë i pastër. Kur e dimë se ndërmarrja për higjienë komunale, brenda ditës grumbullon dhe transporton deri te deponia Drisla rreth prej 400 deri 500 tonë mbeturina komunale. Dhe të arrish ta bësh këtë gjë me një numër të pamjaftueshëm të automjeteve, të pajisjeve për grumbullimin e mbeturinave, unë mendoj se është për ti shpallur punëtorët e ndërmarrjes për higjienë komunale se ata janë "magjioniqarë". Në qytetin e Zagrebit, i cili ka afro 800 mijë banorë, grumbullimin e mbeturinave në qytet e bëjnë 100 kamionë, kurse në qytetin e Shkupit, grumbullimin e mbeturinave e bëjnë 10 kamionë. Personalisht nuk jam i kënaqur me pastërtinë e qytetit të Shkupit, megjithatë të gjitha përpjekjet tona përbëhen në drejtim të asaj që të pajisemi dhe qytetarëve t’u ofrojmë shërbime të sigurta dhe kualitative.
Mungon pajisja e nevojshme, për pajisje që kanë të bëjnë me automjetet speciale për grumbullimin e mbeturinave. Në Këshillin e qytetit të Shkupit, u soll vendimi për blerjen e 12 kamionëve special për grumbullimin e mbeturinave prej 6 metrash kub dhe 20 merash kub, këto do të blihen me mjete nga buxheti i qytetit të Shkupit. Kamionët e vegjël do të jenë të angazhuar në rrugët dhe rrugicat e qytetit. Nga fundi i vitit 2010, jemi optimistë se do të arrijmë të furnizohemi me më së paku edhe me 20 kamionë tjerë, d.m.th në 2010 do të bëjmë rreth 40 kamionë të ri. Atëherë ne si ndërmarrje do të jemi në gjendje që të gjithë shfrytëzuesve të veprimtarisë sonë të gjithë qytetarëve t’u mundësojmë që t’u kryejmë shërbime më kualitative.
Viti 2009 ka qenë vit mjaft i rëndë për ndërmarrjen, për arsye se është ballafaquar me një mungesë të madhe të mjeteve speciale për grumbullimin e mbeturinave. Struktura e mjeteve është shumë e vjetër, diku mesatarja e veturave speciale për grumbullimin e mbeturinave, arrin deri në 18 vite. Rreth 200 milionë denarë kanë qenë obligimet e ndërmarrjes ndaj Drejtorisë për të Hyra Publike (DHP), për shkak të tatimit të vlerës së shtuar. Prioriteti kryesor për vitin 2010 është që NPHK të pajiset me automjete speciale për grumbullimin e mbeturinave. Grumbullimi dhe transportimi i mbeturinave nga qytetarët, nga personat fizik dhe ato juridik, nga industria, në tërë territorin e Shkupit dhe transportimi i tyre deri në deponinë Drisla, e cila nga 1 janari 2010 funksionon si ndërmarrje e veçantë.

Subscribe to comments feed Komente (7 publikuar):

muzafer në 09/02/2010 23:23:01
avatar
urime drejtor mir ja keni fillu me punu,por se pari nxitni disa punetor qe marin roga e nuk vijne ne pun,qe tja fillojne punes me sinqeritet.sa i perket administrates eshte vetem nje shqiptare tjeter nuk njofim.zoti ju ndihmofte sepse me te vertet ballafaqoheni me nje firme qe ka shum probleme,sa i perket kamionave te ri 12 ju mbajme ne fjale,vetem ashtu vazhdoni,sukses ne pun ju respektojme.
Thumbs Up Thumbs Down
antikorupcioni në 08/02/2010 21:04:35
avatar
PERSHENDES kete nisme me drejtor te rij Z.Rakip toqi Urime per postin
Kam nje porosi! dhe ashte mjaft me vend
Se pari duhet mos bahet shoq me grupacionet qe e kishin dhe kAnë higjenen komunale. ne te pastrohet nga ato mbeturinat faktor njeri qe i thon vehtes dhe han ne shpinen e puntorve te shkret.
Nuk mund te kuptoj si mundet te jet ne shoqrim me te njejtit qe ishin pikrisht bashkepuntoret me ish drejtorin e me parshem dhe veq sa nuk zhduken te vetmen firmen qe e kishim (berllogun)me nisma te reja dhe gjenerata te reja arihet gjithqka po nese ka nje molle te kalbur ne thes kalbet i gjithe thesi.hiqi nga posti qe kan ato bashkpuntor te shkiev
Z Rakip e pershndes dhe urime shpresojme qe do te bahet mire
Thumbs Up Thumbs Down
fatush në 08/02/2010 08:28:16
avatar
jo duhet niher mi pastru keta pisat politikuajt masane berlloket naper kontenjera se ju jeni ma pisa se kanta e berllokut ne shpin teme
Thumbs Up Thumbs Down
ismet në 08/02/2010 08:18:33
avatar
pershnedetje!
Urime z. Doçi, me vije mire se nje njeri si ju jeni ne krye te kesaj organizate. Besoj se potenciali, provoja dhe dija e juaj do te jete fitimprurese per banorete e çairit.........
Zoti ju bekoft
Thumbs Up Thumbs Down
Selim Cami në 03/02/2010 18:21:17
avatar
cfar lloj pastrimi, pi qesin jasht sllavt a?
Thumbs Up Thumbs Down
vani në 01/02/2010 10:06:01
avatar
me vjen mire qe jeni drejtori i pare i higienes komunale ku kjo ndermarje publike ballafaqohet me shume probleme por me ni perkrahje te mire nga ana e partis qe eshte ne pushtet dhe nga ana juaj si drejtor me aftesite tua qe keni dhe me sinqeritetin tend besoi dhe jes me shpres se do ti tejkaloni problemet qe i keni e kuptoi se keni kushte te pavolitshme per pune por besoi se do te beni kthesa ne kete drejtim e dim se kjo ndermarje ka mbi 1100 punetore ku shumica jane shqipetare dhe dihet su kane vend qe te jene ne maredhenje te punes shqipetaret por se paku te marrin vendime ato qe jane me kontrate ne veper, dhe iu kisha deshiruar suksese ne pune te metutjeshme QE TE KEMI SA MA E PAK MBETURINA NE QYTET TE PERSHENDES
Thumbs Up Thumbs Down
vani_boy89@hotmail.com në 01/02/2010 09:58:29
avatar
Me vjen mire qe kemi nji drejtor per here te pare ne higienen komunale dhe iu uroj suksese vetem se keni marre nji pergjegjesi shum te rende ku ballafaqohet me shume probleme dhe un nuk dyshoi ne aftesit dhe sinqeritetin tend mirpo me ekip dhe me nji mbeshteteje nga ana e partis ne pushtet jam i sigurt se do ti realizoni qellimet qe i keni vene vetes si detyr dhe si obligim qe keni sepse shumica e punetoreve jane me kontrate ne veper dhe jane shqiptar e dim se higiena komunale ka mbi 1100 punetore dhe ato si punetore dhe ne si qytetare mbesim me shpres se nuk do te kemi mbeturina.
Thumbs Up Thumbs Down
total: 7 | Treguar: 1 - 7
"Gazeta LAJM mbane te drejten e mospublikimit te komenteve qe bien ndesh me normat etike, komenti do te publikohet pas aprovimit nga administratori".

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst