Kosovë-Shqipëri

Intervistë e posaçme me nënën e tre dëshmorëve të UÇK-së

foto-11-696x515

Është, herë e parë, që nëna e tre dëshmorëve të UÇK-së, Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyçi, Bahrije
Bytyçi, fletë për historinë e familjes së saj dhe si po e presin 17 Shkurtin 2008, kur u shpall pavarësia
e Kosovës dhe kur Kosova e feston ditëlindjen e dhjetë të saj.
Megjithëse, kjo ditë po i duket më e vështirë në jetën e saj, Nëna heroinë Bahrije Bytyçi, pasi që i
mungojnë tre djemtë, thotë për agjencinë INA se : “Të hidhëruar për gjithë jetët që humbën për
lirinë e Kosovës, por të lumtur dhe krenar për Pavarësinë dhe Lirinë e Kosovës, të cilën e gëzojmë të
gjithë së bashku sot”.
Dhe, kështu, Nëna e tre djemve dëshmorë, e që ranë për lirinë e Kosovës, mes lotëve, mallit dhe
krenarisë e pret festën e Pavarësisë, dhe nderimin e saj nga Organizata e Gruas Shqiptare në
Amerikë “Motarat Qiriazi” e cila e ka shpallur “Gruaja e Vitit – Për arritjet Jetësore”
Po ashtu ajo ndihet krenare që pranë i kanë qendruar çdo herë shokët dhe bashkëluftëtarët e
Batalionit Atlantiku nga SHBA, dhe gjenë rastin ti faleminderonë ata për iniciativën e ngritjes së një
obelisku në Prishtinë dhe Tiranë, me emrat e të renëve dhe të gjithë emrat e luftëtarve të Batalionit
Atlantiku, që shkuan nga SHBA, për të luftuar për çlirimin e Kosovës.
Për më shumë ndiqni intervistën që Nëna e tre dëshmorëve të UÇK-së, Ylli, Agron dhe Mehmet, znj.
Bahrije Bytyçi, i dha gazetarit të agjencisë së lajmeve INA në Nju Jork, Beqir Sina.

A ka qenë e lehtë jeta e juaj ? nënës së tre dëshmorve të lirisë së Kosovës, Ylli, Agron dhe
Mehmet Bytyçi ?
Jeta ime nuk ka qenë fare e lehte; mbasi u martova e fare e re dhe kam punuar që kurse isha fëmijë
dhe me përkushtim dhe vështërsi deri sa u bëra nënë, sikurse punonte çdo njeri nga brezi shoqeve të
mija në Kosovë, nën rregjimin serb.
Në cilën moshë jeni martuar dhe kur lindi fëmija e parë ?
Unë jamë martuar si thashë pak më parë shumë re në moshën 17 vjeçare në vitin 1967, dhe fëmija i
parë më lindi në vitin 1969.
Kur dhe pse morët rrugën e mërgimit ?

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top