Intervistë ekskluzive me Peter Van Haute: Zgjedhjet lokale duhet të prolongohen edhe dy vite (Video)

Pas disa muajve, me ftesë të Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë, në Shkup ka qëndruar eksperti belg i Bashkimit Evropian, Peter Van Haute. Ai ka ardhur në Shkup për të ndihmuar përpjekjet e SHGM-së për miratim të ligjit të ri për mediat, me çka do të hapej rruga për kthimin e lirisë së shprehjes në Maqedoni, pas rënies marramendëse disa vite me radhë, gjatë qeverisjes VMRO-BDI. Si ndërmjetës në dialogun mes partive politike për tejkalim të krizës politike dhe institucionale që kaploi Maqedoninë para dy viteve, Van Haute i njeh mirë rrethanat dhe vlerëson se pa dënimin e fajtorëve për ngjarjet e 27 prillit, nuk mund të ketë drejtësi në Maqedoni.

Në një intervistë ekskluzive për Lajm.tv dhe gazetën lajm, Van Haute thotë se ende është herët që qeveria e re të tregojë rezultate konkrete.  I pyetur se si mund të zgjidhet problemi me gjuhën shqipe, ai përmend edhe shembullin e Kosovës, por edhe pafrlamentin dydhomësh në Belgjikë. Van Haute shprehet pesimist se brenda një kohe të shkurtër mund të krijohet situatë normale për mbajtje të zgjedhjeve të reja në Maqedoni, prandaj edhe propozon që afati për zgjedhjet lokale të shtyhet edhe dy vite.

Lajm: Pas disa muajsh jeni në Maqedoni, kemi qeveri të re, rrethana të reja. A po vëreni ndonjë ndryshim?

Van Haute: Vërehen ndryshime, njerëzit janë shumë më optimistë. E kanë të qartë se është koha për ndryshime. Disa ndryshime kanë filluar të ndjehen, prandaj qytetarët kanë shpressa se kjo qeveri do të ristarojë funksionimin normal demokratik të shtetit. Është herët për të bë vlerësime se çka ka realizuar kjo qeveri,  sepse duhet t’i jepet ca kohë, ndonhta një vit, para se të vlerësohet nëse kanë punuar mirë ose jo. Kjo mer kohë për qeverinë e re, që të analizuar se çka duhet bërë, e pastaj të marin aksion. Veçmë kanë përgatitur disas ligje për shembull, por kjo është vetëm një pjesë e mozaikut. Ka çështje tjera, buxheti, situata ekonomike, marrëdhëniet ndërtetnike, me të cilat duhet të merret së shpejti. Por nevojitet  kohë përtë vendosur se si duhet të bëhet kjo, të bëhen konsultime me opinionin, me palët e interesuara, për të shkuar para.

Lajm: Jeni me ftesë të SHGM-së, keni realizuar takime me zyrtarë të qeverisë. A po vëreni ndryshim në aspekt pozitiv të disponimit të autoriteteve për avancim të lirisë së shprehjes? 

Van Haute: Jam optimist se do të ketë ndryshime, pritet rregullativë e re ligjor shumë shpejtë. Para më tepër se një vit në Klubin e Deputetëve kishte debat lidhur me ligjin. Kishte disa mirëkuptime, por nuk u arrit marrëveshje për shkak se VMROishte kundër, kurse tri partitë tjera kishin njëfarë mirëkuptimi. Propozimin që vitin e kaluar e dorëzuam në Parlament, duket si propozim i mirë dhetani kthehet sërish në tryezë.  Është pikë e mirë startuese në drejtim të konsolidimit të lirisë së mediumeve dhe lirisë së shprehjes në vendin tuaj.

Lajm: I njihni mirë rretahanat në Maqedoni, sepse ishit i kyçur në negociatat për tejkalim të krizës. Mirëpo ajo krizë kulminoi me ngjarjet e 27 prillit. Çka solli sipas jush deri 27 prilli dhe a ekziston rreziku për përsëritje të ngjarjeve që ndodhën në këtë datë?

Van Haute: Fillimisht do të thoja se ngjarjet e tilla duhet tërësisht të hetohen dhe të shpallen dhe arrestohenn fajtorët. Në përgjithësi, kamë punuar në shumë parlamente dhe ajo që mund ta vëreni me siguri, është mospajtimi për shumë çështje. Ndonjëherë ndidhë edhe tensionim i atmosferës dhe si pasojë deputetët rrahen fizikisht mes veti. Por ajo është diçka krejtësisht tjetër, së paku ashtu siç i kuptoj unë gjërat. Mirëpo të lejohen njerëz nga jashtë të futen në Parlament që të shkaktojnë dhunë, është tërësisht e papranueshme. Kjo duhet të hetohet në mënyrë të plotë. Poashtu më rikujton incidentet që  ndodhën në Kuvend në vitin 2012, gjatë miratimit të buxhetit, kur opozita dhe mediumet u larguan me dhunë nga Kuvendi. Kësi gjëra nuk duhet të ndodhin në Kuvend, sepse bëhet fjalë për institucioin mjaft të rëndësishëm , ose më i rëndësishmë në vend, ku njerëzit e zgjedhur nga populli duhet të kenë vend që të pajtohen ose mos të pajtohen mes veti, të diskutojnë dhe të përpiqen për arritje të marrëveshjeve . organizimi i dhunës me qëllim të krijimit të parregullsive është diçka që nuk guxon të ndodhë dhe diçka që nuk duhet të pranohet. Jam tepër i gëzuar  që në fund gjërat u qetësuan dhe tani kemi një qeveri të re dhe ajo që është më e rëndësishmja, kemi stabilitet.

Lajm: Me formimin e qeverisë së re kemi një situatë ironike. Për ndryshime votuan shumica e shqiptarëve, kurse ndryshimet ndodhën te maqedonasit. Si mund të reagojnë shqiptarët, cilat mund të jenë pasojat?

Van Haute: Është pyetje shumë interesante. Ka pasur shumë diksutime lidhur me këtë pikë të posaçme, sepse është shumë interesante. Nëse i shikoni  zhvilimet e fundit, nuk do të thotë se nëse i fitoni zgjedhjet dhe keni dalur si partia më e madhe, patjetër duhet të jeni në koalicion qeveritar. Mund madje të ndodhë që partitë që kanë fituar zgjedhjet të ftohen të jenë pjesë e koalicionit  qeveritar. Sa kam arritur të vërej unë, kemi një situatë të tillë. Sidoqoftë mendoj që është mirë, së paku unë kamë atë ndjenjë, që shqiptarët ishin vendimtarë edhe për atë që ndodhi te pala maqedonase. Por në anën tjetër pajtohem, paraqet problem fakti se përfaqësimi i shqiptarëve në qeveri nuk u bë përmes fituesve më të mëdhenj. Por edhe kjo ëhstë pjesë e demokracisë do të kisha thënë. Duhet ta pranojmë si parim i përgjithshëm se shumica bën koalicionin qeveritar.

Lajm: A mund të ketë tensione të reja ndëretnike, duke pasë parasysh se qeverinë e presin edhe çështje etike që duhen të zgjidhen, e që si më aktuale është çështja e ligjit për gjuhën shqipe?

Van Haute: Kam punuar në Kosovë para shumë kohe dhe ata poashtu kishin diskutime lidhur me përdorimin e, siç i quanim, gjuhëve të pakicës. Komuniteti turk ishte prezent në shumë komuna, në shifër të ndjeshme. Ata thonin ne duam që fëmijët tanë të mësojnë në gjuhën amtare, duam ta përdorim gjunë tonë në komunikim me autoritetet komunale. Në fund arritëm marrëveshje dhe bëmë një listë të komunave, ku komunitetet e caktuara do të kenë të drejtë të përdorin gjuhën e tyre në nivel lokal, e kur bëhet fjalë për fëmijët edhe shkollat fillore dhe të mesme. Është me rëndësi të menaxhohen mosmarrveshjet. Ajo që duhet të bëjmë me shumë kujdes, është që për të gjitha komunitetet jo shumicë tëvendosen të drejta të caktuara.  Në sistemin belg, sepse edhe në Belgjikë kemi komunitete të ndryshme dhe debate pa fund në këtë temë, kemi dy gjëra mjaft të rëndësishme. Fillimisht kemi sistem dydhomësh në nivel qendror,  ku njëra dhomë është parlament normal siç e keni edhe ju,  kurse dhoma tjetër është ku zhvillohet debati mes  komuniteteteve të ndryshme. Çdo herë kur ka mosmarrrëveshje, kur ka probleme, këta njerëz takohen, debatojnë dhe gjejnë zgjidhje.  Është njëfar organi konsultativ, ku çdo hrë kur ka probleme, ata i zgjidhin dhe evitojnë konfliktet potenciale. Gjëa tjetër është se duhet të njihni, është shumë e tjeshtë, se pjesëtarë të grupeve të ndryshme etnike kanë disa të drejta. Në Belgjikë, këto i quajmë të drejta të lidhura me përqindjet. Janë çështje që kanë të bëjnë me arsiminn, kulturën, me mediumet poashtu. Për shembull. Mendoj se nuk ka kuurfarë problemi të keni  Servisë publik radio dhe televiziv dhe ku komuniteti shqiptarë do të kishte në dorë edhe konrollin dhe menaxhimin me të. Kjo është mënyra se si mund të kujdeseni për komunitetin tuaj dhe kjo është mënyra për të shkuar para. Koha do të tregojë, kuptohet, por ky është mendimi im. Ka propozim që duhet të diskutohet. Nuk duhet të ketë qasje mere ose lëre. Por ka shumë potencial. Duhet të  mendojmë me kujdes se si duhet të procedohen gjërat, por asesi nuk duhet të heqim dorë nga angazhimi dhe debati. Senati belg pas vitit 2001, poashtu ka qenë i involvuar në vendosjen e sistemit multi lingual në Kuvendin tuaj dhe mendoj se duke pranuar sistemin multilingual, duke pranuar gjuhën shqipe, de facto pranohet se legjilsacioni në një moment duhet të bëhet në dy gjuhë. Nuk mund të miratohet në njërën gjuhë, e pastaj të përkthehet në gjuhën tjetër, por me siguri do të duhet të debatoni   paralelisht ligjet në dy gjuhë. Kjo de facto do të rezultojë me situatë kur do të keni të njohura dy gjuhë zyrtare. Ky me siguri është hapi i ardhshëm.

Lajm: A do të thotë kjo se duhet të kopjojmë sistemin belg? 

Van Haute:  Jo, unë asnjëherë nuk preferoj kopjim të sistemeve. Ju keni situatë shumë specifike në vendin tuaj, e vetmja gjë që mund të them është se ekzistojnë shembuj  nga jashtë që mund të shfrytëzohen, që mund të aplikohen në situatë të caktuar dhe që ju tregojnë se cila është mënyramë efektive për të përparuar. Mirëpo baza e gjithë kësaj duhet të jetë se nëse i takoni një komuniteti që ka numër të konsiderueshëm,  ju duhet të përdorni gjuhën tuaj. Kjo është diçka që nuk mund të refuzohet. E drejta për të shfrytëzuar gjuhën, jo vetëm në shtëpi por edhe në institucione, është e drejtë fundamentale njerëzore. Për shembull, për mua nuk është aspak problem nëse në Kuvendin tuaj do të ketë kryetar i cili do të flasë në gjuhën shqipe. Çka është këtu problemi?

Lajm: VMRO-DPMNE ka paralajmëruar se do të jetë opozitë konstruktive. A mendoni se dotë mbetet e tillë deri në zgjedhje lokale, që pritet të mbahen?

Van Haute: Shpresoj që po. Kjo është gjithçka që mund të them për momentin. Do ta shohim shumë shpejtë, kur ligjet e reja do të futen në procedurë parlamentare, ndoshta me urgjencë, për debat dhe për miratim. Do të shohim nëse do të jenë vërtetë konstruktiv duke propozuar amendamente, ose do të tentojnë t’i bllokojnë.  Ka edhe një aspekt tjetër të rëndësishëm. Mendoj se VMRO mund të luajë rolë të vërtetë konstruktiv si opozitë, vetëm nëse anëtarët e saj në qeverinë e kaluar japin përgjegjësi për atë që kanë bërë ose që nuk kanë bëfrë. Ka shumë, shumë probleme. Shumë persona duhet të përgjigjen penalisht, disa duhet të merrennë pyetje, por ata duhet ta pranojnë, të thonë: Po e kemi bërë këtë, por kemi gabuar. Deri sa nuk e bëjnë një gjë të tillë, unë dyshoje se VMRO mund të luaj rol konstruktiv, si parti normale demokratike. Nuk mund të mohoni se e kaluara e tyre e afërt ka qenë jodemokratike. Sa i përket zgjedhjeve lokale, duhet të presim se si do të reagojnë njerëzit tani në nivel lokal. Ne e dimë se VMRO si parti opozitare ende ka mjaft ndikim në nivel lokal. Ende është pikëpyetje se sa ata do të pajtohen që ka  ndryshim, diçka të re, se demokracia po kthehet në qytet. Mund të jetojmë sërish, mund të marrim frymë lirshëm. Problemi është se ndoshta është shumë herët që qeveria e re të tregojë rezultate konkrete. Nevojitet më shumë kohë. Për këtë mund të ketë kritika nga ana e VMRO-së, prej ku mund të thonë tani kemi qeveri tëre, ku janë rezultatet? Nuk mund të ketë rezultate sepse ende është herët, nevojitet më tepër kohë që të arrihen ato rezultate. Problem tjetër është se çdo zgjedhje shkaktojnë tensione. Personalisht mendoj se në situatë të tensionuar asnjëherë nuk duhet të ketë zgjedhje, sepse fillimisht duhet të zgjidhen problemet, e pastaj të mbahen zgjedhje. Nuk mundet çdo herë të thuhet në rregull hajde të shkojmë në zgjedhje. Sepse në fakt kemi situatë ku nuk janë zgidhur shumë probleme, as prioritetet urgjente reformuese. Shumë pjesë të Marrëveshjes së Përzhinës ende janë duke u debatuar në tryezë dhe nuk janë miratuar. Kjo paraqet problem dhe duhet të përballemi me këtë.

Lajm: A doni të thoni se zgjedhjet lokale duhet sërish të prolongohen?

Van Haute: Mendoj që po. Duhet të kalojnë së paku edhe dy vite, të kemi një një “tajm aut” dhe të

kohë të mjaftueshme të zgjedhim disa probleme, e pastaj të mbahen zgjedhjet. Është shumë herët që sërish të mbahen zgjedhje.

Lajm: Si mendoni se mund të funksionojë pushteti lokal në ndërkohë pa mandat të qytetarëve?

Van Haute: Është çështje për tëcilën duhet të pyetet qeveria. Duhet të konsultohen edhe ekspertët jurdikë. Çdo herë kur ka probleme në demokraci, partitë më të mëdha duhet të gjejnë zgjidhje. Mendoj se partitë duhet të gjejnë zgjidhje se si mund të vazhdohet mandati i funksionarëve në nivel lokal, ose edhe në nivel qendror, ndonjëherë kur ka probleme serioze për demokracinë. Nëse është në funksion të demokracisë, duhet ta bëni një gjë të tillë. Ekzistojnë ligje dhe marrëveshje ndërkombëtare, poashtu edhe parime. Në përkrahje të demokracisë duhet të bëhet diçka e tillë, nëse jo atëherë paraqet problem.

 

Loading...