Intervistë me Dr. Bilal Kara drejtor i shoqatës “MUSIAD” Maqedoni

musiad

IMG-20160723-WA0008-1

Lajm: Para se gjithash ,Ju falënderojmë që na pranuat për intervistë.

Dr Kara: Unë Ju falënderohem që ma dhatë mundësinë për këtë intervistë.

Lajm: Para se të kalojmë në gjendjen aktuale, lexuam nëpër gazetat ballkanike, Shoqata e biznesmenëve dhe industrialistëve të pavarur MUSIAD hapi degën në Shkup. Do të ju kishim lutur për më shumë informata për MUSIAD?

Dr Kara: MUSIAD, ose Shoqata e biznesmenëve dhe industrialistëve të pavarur faktikisht është ‘’Asociacion I biznesmenëve’’ e themeluar më 9 Maj 1990, në Stamboll nga ana e biznesmenëve të arsyeshëm, të cilët u nisën me idenë për Turqinë,që të kontribuojnë Ajo të promovohet dhe të jetë e respektuar në Botë,që të respektohen vlerat universale, që të mundësohet të jetë aktive në fushën e ekonomisë dhe politikës në regjion dhe në botë;të kontribuojë në sigurimin e drejtësisë, paqes, sigurisë, mirëqenies dhe lumturisë.

Nga momenti i formimit,shoqata MUSIAD,I ka parasysh këto vlera themelore, përparon dhe paraqet  simbol për bashkësi të biznesmenëve të cilët e duan atdheun dhe popullin e tyre.

Lajm: Çfarë  kontributi do të ketë MUSIADI në Maqedoni?

Dr Kara: MUSIAD-i është një organizatë universale. Kjo dmth që është një organizatë e cila ka për qëllim të prezantojë lidhjen në mes biznesmenëve të botës dhe tregjet e tregtisë. Në Turqi ekzistojnë shumë biznesmen të çmuar dhe të respektuar,të cilët nuk kanë pasur mundësinë të mendojnë për Republikën e Maqedonisë si pazar tregtarë dhe nuk ka pasur nevojë ta shqyrtojnë këtë treg. Qëllimi jonë themelorë është që të paraqesim një lidhje për bashkimin e biznesmenëve me Republikën e Maqedonisë dhe vendeve tjera Ballkanike,ti njoftojmë me biznes mundësitë në regjion, t’i inkurajojmë të investojnë në regjion dhe në këtë mënyrë të kontribuojmë në zhvillimin e ekonomisë së Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë.  Është e njohur se,pikërisht kjo është tendenca dhe dëshira themelore e çdo shteti. Në MUSIAD Dega Maqedoni këtë e definuam si tendencë dhe preokupim kryesorë.

Lajm: Pa dyshim. Besoj se do të jetë iniciativë e cila nuk mund të refuzohet nga vendet e Ballkanit dhe konsideroj se do të gjeni mbështetje të fuqishme publike. Madje prodhimi sjellë edhe më tepër mundësi për punësime.

Dr Kara: Pa dyshim se keni të drejtë. Sa më shumë investime,aq më tepër mundësi për punësime,madje edhe një numër më i madh i punësimeve dhe sigurisht që kjo do të sjellë që të ndërpritet emigrimi në vendet e Evropës Perëndimore. Në këtë mënyrë qytetarët e vendit do të kenë mundësinë të punojnë dhe të jetojnë në atdheun e tyre dhe nuk do të ketë nevojë të emigrojnë në vendet e huaj.

Lajm: Domethënë ju si biznesmen Turk këtë e definuat si mision?

Dr Kara: Para së gjithash dua të them se si biznesmen Turk jam i lumtur që punoj këtu dhe që kontribuojmë të ketë punësime,kjo veçanërisht për mua dhe për vendin tim paraqet një kënaqësi të veçantë.

Spitali në Maqedoni,i cili është në pronën tonë,jep një shërbim me kualitet të lartë shëndetësorë popullit në Maqedoni dhe jemi krenar që këtu suksesshëm e prezantojmë vendin dhe vlerat që vendi jonë i posedon. Pa dyshim se janë me rëndësi edhe përfitimet materiale,por ato nuk kanë aq edhe rëndësi në krahasim me domethënien që të promovohet emri i vendit tonë në vendet e regjionit. Qëllimi ynë është që Turqia dhe Turqit të prezantohen në mënyre të vërtetë në vendet Ballkanike. Shpresoj se patëm sukses ta realizojmë qëllimin tonë.

Lajm: Të punësuarit e juaj janë njerëz nga vendi jonë dhe të cilët duan të punojnë me ju,kjo është edhe një indikator i mjaftueshëm se ju keni pasur sukses në realizimin e qëllimeve të juaj të definuar. Të kalojmë në ngjarjet aktuale të cilët janë në rend të ditës,në Turqi ndodhën incidente që ishin të akuzuara nga vendet e botës, çfarë do të  kishit thënë në lidhje me këtë?

Dr Kara: Po, Ju faleminderit që më parashtruat pyetje pikërisht për ndodhitë e fundit. Nëpërmes juve,unë si kryetar i MUSIAD-it në Maqedoni dhe Bordi drejtues, e akuzojmë tentimin për grusht shtetërorë në Turqi me 15Korrik 2016 dhe mendojmë që të gjithë vepruesit e këtij akti të tmerrshëm kundër shtetit dhe popullit tonë duhet të dënohet. U prefshin në paqe të gjithë ata që e sakrifikuan jetën për atdheun dhe për paqen e popullit,kurse atyre të lënduarve u dëshirojmë shërim sa më të shpejtë.

Lajm: Në publik flitet se prapa kësaj ngjarjeje gjenden një grup mbështetës të Fetullah Gulen në ushtrinë, cili është mendimi i juaj në lidhje me këtë?

Dr Kara: Si që të gjitha informatat ishin të konfirmuara dhe në pajtim me informatat të cilat me ne i ndau Presidenti i Turqisë dhe nga deklaratat që presidenti i Gjeneral shtabit , vërtetohet se kjo ngjarje është organizuar nga ana e Fetulah Gulenit dhe mbështetësit e tij nga ushtria.

Lajm: Si e vlerësoni këtë tentim të Fetulah Gulenit të drejtuar kundër shtetit të vet dhe shkaktimin e të njëjtit që të realizohet?

Dr Kara: Në Fakt,Fetullah Gylen të gjitha vlerat kombëtare dhe shpirtërore për të cilët flet se i mbron, i konteston. Së pari, ai flet për patriotizëm por me planin për grusht shtetërorë kundër vendit tonë, shkaktoi reagime të mëdha nga patriotët e sinqertë dhe shkaktoi neveri ndaj tij dhe lëvizjes së tij. Përveç asaj, me këtë ai i solli në pozitë të vështirë mbështetësit e tij dhe në të vërtetë ai ua dha grushtin më të madh ithtarëve të vet. I solli në pozitë të pakëndshme simpatizantët të tij në vend, dhe pikërisht fatkeqësia më e madhe u drejtua kundër tyre. Pa dyshim se është një gjë e marrë dhe jashtë vetëdijes së shëndoshë që të organizohet një sulm terrorist kundër Turqisë e cila është një shtet shumë i fuqishëm, t’i organizosh simpatizuesit kundër shtetit të vetë. Besoj se një ditë këto njerëz do të zgjohen dhe do të kuptojnë se është gabim i madh të ndjekësh rrugën e Fetullah Gylenit dhe shpresoj se do të vazhdojnë të jetojnë në turp.

Lajm: Sipas kësaj, çfarë e pret Turqinë nga aspekti i juaj?

Dr Kara: Turqia është një vend me prosperitet, në aspekt të ekonomisë dhe politikës. Kjo gjendje shumë lehtë u tejkalua me veprimin e arsyeshëm të presidentit tonë të respektuar. Pas kësaj ngjarjeje personat eminent të parët e shtetit do të ndërmarrin hapa me të cilët do të mbahet prosperiteti i Turqisë dhe do të mbrohet uniteti i shtetit. Askush mos të dyshojë në këtë. Turqia si një shtet i fuqishëm do të vazhdojë përpara,askush mos të dyshojë në këtë. Sepse as në histori nuk ka ndodhur asnjëherë që populli Turk të jetë i udhëhequr nga të tjerët dhe asnjëherë nuk kanë pasur nevojë nga popuj të tjerë,deri në ditën e sotme populli i Turqisë përmendet si popull i cili çdoherë ka ndërtuar paqe, drejtësi dhe civilizime. Jemi të bindur se si edhe të parët tanë, do të vazhdojmë ta valojmë flamurin tonë kudo me idenë për paqe në vend dhe në botë.

Lajm: I nderuari z. Kara, Ju falënderojmë për kohen dhe për këtë intervistë, për të cilën pranuat të realizohet. Dëshirojmë që të informojmë për aktivitetet të cilat do ti realizojë MUSIAD në Maqedoni.

Dr Kara: Para se gjithash , ju falënderojmë që na mundësuat hapësirën në portalin tuaj.

Me kënaqësi do t’i ndajmë aktivitetet e MUSIAD Maqedoni nëpërmes faqes tonë të internetit, nëpërmes mediumeve sociale dhe sigurisht nëpërmes portalit dhe gazetës suaj të çmuar./LAJM

Loading...