Intervista

Intervistë me Gafurr Adili: Rikthimi në skenën politike, vlerësimet për Ahmetin, Zaevin e të tjerët

adili-696x480

Veprimtari i mirënjohur shqiptar Gafurr Adili në një intervistë ekskluzive për INA flet për zhvillimet në Maqedoni dhe çështjen shqiptare, raportet dhe vlerësimet për politikanët si dhe pritjet e tij. Adili që tani po qëndron në Shqipëri rrëfen edhe detaje të tjera duke mos përjashtuar rikthimin në vendlindje.

“Unë gjatë gjithë dekadës publikisht kam thënë se në Maqedoni klani Gruevski Ahmeti është klan filo serb dhe filo – rus në Shkup. Unë se do të bëhet mire për shqiptarët përderisa Zoran Zaevi është I detyruar që në qeveri ta ketë Ahmetin.

“Nuk kam ndonje raport te veçante me z. Zijadin Sela, por gezoj respekt te veçante per z. Zijadin Sela dhe bashkeveprimtaret e tij.”, thotë Adili, veç tjerash për liderin e LR-PDSH.

INA: Kush është Gafurr Adili, opinioni ju njeh më shumë si ish-shefi politik i AKSH. Cili ka qenë rrugëtimi juaj si aktivist , kryesisht në diasporë?

Adili: Kam lindur me 5 janar te vitit 1959 ne fshatin Aranjell te Kerçoves. Shkollen fillore (shtator 1965 – qershor 1973) e kam kryer te sholla “Liria” e fshatit Serbice te Kerçoves. Gjimnazin (shtator 1973 – qershor 1977) e kam kryer te gjimnazi “Sami Frasheri” (ish Ivo Llolla Ribar”) ne Prishtine. Fakultetin Juridik (tetor 1977 – qershor 1981) e kam kryer ne Prishtine dhe ne 3 shkurt 1982 e morra diplomen jurist i diplomuar.

Ne 5 shkurt 1982 kur u ktheva ne vendlindje me arrestuan ne Kerçove dhe nje muaj ne Kerçove dhe nje muaj ne Manastir e vuajta denimin per pjesemarrje ne demonstratat e mars-prillit 1981 ne Prishtine.

Nga tetori i vitit 1982 dhe deri ne tetor te vitit 1984 ne Univerzitetin e Zagrebit (Fakulteti Juridik) i perfundova studimet per magjistrature ne shkencat juridiko-ekonomike.

Nga 1 nentori i vitit 1984 dhe deri ne 15 mars te vitit 1985, per shkak se kerkohesha nga UDB-ja qe te me arrestonin per te dyten here, kam jetuar e vepruar ne fshehtesi (ilegalitet) ne Prishtine.

Dhe pastaj, pas krijimit te kushteve te favorshme, me pasaporte te “Bajram Begut”, siç thuhet kur nuk e ke pasaporten tende por…., jam larguar ne Zvicer dhe ne 11 prill te vitit 1985 i jam nenshtruar azilit politik, status i cili mu njoh ne tetor te vitit 1985, ku pastaj e fitova te drejten e qendrimit (fillimisht vizen B dhe pas 5 vitesh edhe vizen C) dhe te drejten e punes ne Lucern te Zvicres, te drejta keto qe i kam gezuar deri ne 1 korrik te vitit 2003, kohe kjo kur ne Tirane, me akuzen absurde “Nxitje te urrejtjes nacionale dhe….”, me arrestuan dhe deri me 25 nentor te vitit 2003 me mbajten ne Burgun e Sigurise se Larte 313 (te llojit te CZ – Centralni Zatvor te Beogradit) te Tiranes. Me 25 nentor 2003 u lash i lire nga salla e gjyqit te Tiranes dhe ne prill te vitit 2004 e fitova pafajrsine nga Gjykata e Apelit (shkalles se dyte) te Tiranes.

INA: Duke qene se jeni nga Kerçova, gjate kohe jeni strehuar ne Shqiperi. Cilet ishin arsyet dhe si po trajtoheni nga shteti shqiptar?

Adili: Siç e ceka edhe me lart, kur ne 1 korrik 2003 me arrestuan ne Tirane menjehere (ne 7 korrik 2003) Enti Kantonal i Lucernit kerkoj qe te me merrej azili politik gje qe ne 7 shtator e pranoi Enti Federal i Zvicres, dhe me pas ma morren edhe te drejten e qendrimit (vizen C) ne Zvicer, keshtu qe, kur dola nga burgu (25 nentor 2003) dhe ne vazhdim….., dhe sot e kesaj dite (gati 14 vjet) ketu ne Shqiperi une ketoj pa asnje dokument identifikimi, pa leternjoftim (Karte Identiteti) dhe pa shtetesi e pasaporte shqiptare.

Si sot me kujtohet kur, pasi une “Marreveshjen e Ohrit” (sapo u arrit ne Oher) e quajta Mosmarreveshja e Ohrit, Ali Ahmeti do te deklaronte keshtu:

“Gafurr Adilit do t’ia ndaloj te shkeli ne trojet shqiptare” dhe e mbajti fjalen….

Me 1 mars te vitit 2003 ne nje takim ne Oher me ish kryeministrin Fatos Nano, ku prezente kane qene edhe ish kryetari i PDSH-se Arben Xhaferri (tani i ndjere) dhe Veton Surroi, Ali Ahmeti i ka kerkuar Fatos Nanos qe une te shpallesha person “non grata” (i padeshirueshem) ne Shqiperi, gje qe e kishte bere z. Fatos Nano; sepse, kur ne 8 mars 2003 une zbrita ne Aeroportin e Rinasit te Tiranes nuk u lejova qe te hyja ne territorin e Republikes se Shqiperise dhe me kthyen mbrapsht per ne Zvicer.

Kur une (aty ne Rinas) Shefit te Policise se Aeroportit te Rinasit (quhej Enriko Sulejmani) i kerkoja te ma jepte ndonje vendim, qoft nga ndonje gjykate apo ndonje vendim administrativ (qeveritar) ai mu pergjigj se nuk ka asnje vendim, por se me telefon Ministri i Brendshem Luan Rama (aktualisht eshte eksponent i larte i LSI-se) ka urdheruar qe une te futesha ne sistemin TIMS si person “non grata”.

Nje vendim te tille, gjyqesor apo administrativ, kur u ktheva ne Zvicer ia pata kerkuar edhe Ambasadorit te Shqiperise ne Berne, Zotit Leontiev Çuçi, por edhe Zoti Çuçi ma dha te njejten pergjigje dhe me tha njejte si ish shefi i policise se Rinasit (Enriko Sulejmani)…..

Zoti Sulejmani, kur po me percillte per te avioni me tha: “Mos eja ne Shqiperi zoti Gafurr se do te burgosin!”, ndersa une, ashtu siç i kisha thene zotit Sulejmani ne Rinas te Tiranes, edhe Zotit Çuçi te Ambasada e Shqiperise ne Zvicer i pata thene:

“Le te me burgosin, une do shkoj ne Shqiperi, sepse nuk ka lind bire nëne qe mua te ma ndaloje mua qe une te shkel ne token time!”.

Dhe keshtu bera, si dikur, kur u largova nga Prishtina (mars 1985) me pasaporte te “Bajram Begut”, po me pasaporte te “Bajram Begut” (ne mars 2003) u ktheva ne trojet e mia.

Pas disa muajsh qendrimi ne trojet e Shqiperise Etnike (ne 30 qershor 2003) me zbuluan se isha ne Peshkopi dhe erdhen e me arrestuan.

Gjithashtu si sot po me kujtohen deklaratat e eksponenteve te larte politik te Maqedonise, si:

Ministrja e drejtesise e asaj kohe ne Maqedoni deklaroi:

“Maqedonia nuk ka leshuar asnje flete-arrest ndaj Gafurr Adilit!”,

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-se qe ishte ne kolaborim (bashkeqeverisje) me LSDM-ne, deklaroi:

“Maqedonia ka leshuar flete-arrest nderkombetar ndaj Gafurr Adilit!”,

Arben Xhaferri, kryetar i PDSH-se (ne opozite) deklaroi:

“Cila eshte e verteta per Gafurr Adilin, kur ministrja e LSDM deklaron se nuk ka asnje flete-arrest nga Maqedonia dhe Ali Ahmeti qe eshte ne qeveri me zonjen … thote se ka flete-arrest nderkombetar te leshuar nga Maqedonia ndaj Gafurr Adilit???”

INA: A e mendoni rikthimin ne vendlindje dhe cilat jane planet tuaja ne rrafshin politik, pasi qe keni qene aktiv me shprehjen e qendrimeve tuaja?

Adili: Gjithmone kam menduar te kthehem ne vendlindjen time, nga ku u largova qe ne moshen e adoleshences (14 vjeç) fillimisht ne Prishtine (25 vjeç) dhe pastaj, nga mosha 25 vjeç dhe deri ne 45 vjeç ne mergim (ne Zvicer) dhe tash e 14 vjet ne Shqiperi. Kurse, sa i perket pyetjes tuaj per planet e mia ne rrafshin politik, po iu njoftoj se ne mars te vitit te ardhshem (2018) do te mbushen 4 dekada (40 vjet) qe jam betuar se do te luftoj per te drejten.

Dhe, duke qene i betuar se do te luftoj per te drejten, gjate formimit tim ne Prishtine, fillimisht si intekektual dhe me pas edhe si politikan, asnjehere dhe askush nuk kam patur nevoje qe mua dikush te me thote se Kosova duhej te behej Republike kur une u angazhova ne demonstratat e mars-prillit te vitit 1981 ne Prishtine, sepse mua atehere me dukej nje absurditet qe Mali i Zi me 300 banore (ne vitet 80-te) e kishte statusin e Republikes dhe Kosova me 2 (dy) milione banore nuk e kishte statusin e Republikes.

Edhe ne te ardhmen, deri ne frymemarrjen time te fundit, do t’i qendroj besnik betimit te dhene per te luftuar drejtesine, dhe deri ne frymemarrjen t’ime do a luftoj te padrejten. Ndjehem krenar qe, edhepse jam politikani me i diskriminuar i Shekullit XXI, jo aq shume sa armiqte sllavo-greke se sa nga mafia politike e Tiranes, e Prishtines dhe Tetoves, te cilet per 14 vjet rradhazi po me mbajne te izoluar ne kete burgun e quajtur Shqiperia e Rrudhosur, vazhdoj te qendroik stoik dhe i pa lekundur, po si RRAPI SHEKULLOR, ne bindjet e mia politiko-kombetare shqiptare.

INA: Ne Maqedoni e kemi qeverine e re pas 10 vitesh qeverisje te Gruevskit dhe Ahmetit. Cili eshte vleresimi juaj per ambicjet e shprehura nga kjo qeveri?

Adili: Besoj tiu kujtohet deklarata ime e para disa vitesh me titull: Gruevski permes Ali Ahmetit po i denigron shqiptaret. Uroj qe nje gje te tille te mos ta beje Zoran Zaev permes Ali Ahmetit.

Gjithashtu besoj tiu kujtohet edhe letra ime publike drejtuar z. Zoran Zaev qe ia kam derguar kur ai ishte ne opozite dhe premtonte se me ardhjen e tij ne pushtet shqiptaret nuk do te jene te diskriminuar si deri tani dhe ku une i kerkoj qe Maqedonia ta kete regjimin kushtetues si Belgjika, ku them:

Ashtu si ne preambulen e Belgjikes shkruhet se Belgjika eshte shtet i flamaneve dhe i valoneve, edhe ne preambulen e Kushtetutes se Maqedonise te shkruhet se, Maqedonia eshte shtet i maqedoneve dhe i shqiptareve.

INA: A mendoni se eshtr koha qe kjo qeveri te mbylle çeshtjet e hapura qe kane shqiptaret ne kete shtet?

Adili: Gjithsesi se mendoj se po, madje une shkoj edhe me larg se ju, gje qe e kam bere per gjate gjithe dekades, kur publikisht klanin Gruevski-Ahmeti i kam quajtur si klani filo-serb dhe filo-rus ne Shkup, gje tanime edhe u deshmua dhe e dijne edhe femijet ne djep.

Por, une nuk besoj se nje gje e tille do te arrihet per deri sa Zoran Zaev eshte i detyruar qe ne qeveri ta kete Ali Ahmetin dhe banden e tij.

INA: Cilat jane raportet tuaja me politikanet ne Maqedoni, me Ahmetin qe e keni bashkevendas apo edhe me te tjeret?

Adili: Besoj se jo vetem ju, por çdo lexues i kujdesshem i kesaj interviste, pergjigjen ne kete pyetje do ta gjeni me siper.

Nuk dua te flas me shume per nje njeri, te llojit Ali Ahmeti dhe te bandes se tij DUI, sepse me dhimbset koha ta harxhoj per njerez te tille qe kane kujtuar se “Kungulli gjithemone noton mbi uje dhe harrojne se kungulli!”.

Nuk kam ndonje raport te veçante me z. Zijadin Sela, por gezoj respekt te veçante per z. Zijadin Sela dhe bashkeveprimtaret e tij. Kjo parti mund te kete rritje. Per Levizjen BESA nuk mund te flas sepse nuk I njoh ata, por sa kam arritur te informohen dhe te kuptoj nga larg, do te kete rritje kjo parti.

INA: A do ta shohim Gafurr Adilin te kyçur ne politike ne vendlindje?

Adili:Koheve te fundit jane shtuar zerat qe une te kthehem ne vendlindje dhe te kyçem ne skenen politike ne Maqedoni dhe me lejoni qe, permes kesaj interviste gjithe atyre shqiptareve qe ma kerkojne kete gje, tiu them se jam duke e menduar shume seriozisht nje gje te tille, rikthimin tim ne vendlindje dhe pastaj edhe per angazhimin tim ne politike. (N.P/INA)

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top