Universiteti i Tetovës vitin 2017 e mbyll me bilanc pozitiv, ka deklaruar rektori i këtij universiteti, Vullnet Ameti, në intervistën e fundvitit për TV Koha, duke shtuar se ky universitet po i len pas vete vitet e vështira në aspekt financiar.

Mirëpo në këtë intervistë Ameti ka theksuar se UT më tepër financohet nga mjete të veta, që grumbullohen në forma të ndryshme, se sa nga mjete që ndahen prej Ministrisë së arsimit dhe shkencës.

“Këtë vit e mbyllim me bilanc pozitiv. Kur kam ardhur si rektor, kemi qenë jashtëzakonisht të rënduar në aspektin financiar. Nga një menaxhim i mirëfilltë financiar ja kemi dalë mbanë dhe sivjet e kemi realizuar pozitivisht buxhetin. Të gjithë mjetet që janë ndarë nga MASH, i kemi harxhuar.

Më tepër kemi harxhuar mjete vetanake, sepse Universiteti ka një buxhet vetanak nga participimet dhe kontributet tjera të studentëve. Universiteti ka nevojë për më tepër buxhet. Politika duhet të kujdeset më tepër për universitetet”, ka deklaruar Ameti.

Intervistën e plotë mund ta përcillni në videon më poshtë:

Loading...