Intervistë/ Memedi: Shkaku kryesor për ngecjen e komunës është jo transparenca (Video)

Disa ditë më parë, përfundoi afati për dorëzimin e kandidaturave, të gjitha partitë politike ishin të detyruara të bëjënë dorëzimin e listave për këshilltarë dhe emrat për të parin e komunës pranë Komisionit shtetror zgjedhor. Pas zyrtarizimit të kandidatëve, ekipi I LajmTv u mirëprit në komunën e Studeniçanit aty ku edhe zhvilloi ntervistë me kandidatin e Lëvizjes Besa, Rexhep Memedi.

“Ju e dini që angazhimi ynë në proceset politike erdhi si rezultat i zhgënjimit të popullit shqiptar dhe humbjes së besimit ndaj politikës shqiptare në Maqedoni, sidomos këto 15 vitet e fundit dhe pasojat më të rënda nga kjo politikë diskriminuese që për bazë ka pasur kryesisht luftën për tender dhe për përfitime personale të një grupi politikanësh i ka ndjerë më së shumti qytetari shqiptar në nivel lokal. Kjo për faktin se gjithandej në komunat shqiptare po edhe në komunën e Studeniçanit kemi akoma probleme elementare të pa zgjidhura siç është çështja e shkallës së lartë të papunësisë, duke vazhduar me çështje të pa zgjidhura të infrastrukturës, e mos të flasim për zhvillim ekonomik, arsim, kulturë e sport, sfera këto totalisht janë të lëna pas dore”, deklaroi Memedi.

“Gjithandej në komunat shqiptare fatkeqësisht edhe në komunën tonë njëra nga anomalit kryesore ka qenë dhe vazhdon të jetë jo transparenca dhe ne vlerësojmë se kjo është njëra ndër arsyet kryesore të pengimit të zhvillimit të komunës sonë. Ne si menaxhues të ardhëshëm të komunës së Studeniçanit I japim garanci popullit se arka e komunës do të jetë e sigurt, e pa prekur nga ne dhe do të kujdesemi për transparencë të plotë përball opinionit”, shtoi më tutje Memedi.

Klikoni tek videoja për ta ndjekur intervistën e plotë të Rexhep Memedit, kandidatit të Lëvizjes Besa.

Loading...