Aktuale

INTERVISTË/ Regjisori turk Hadis Shen me serial mbarëshqiptar “Shqiponjat e Arta”

1

1.Në çfarë projekte po punoni për momentin?

1.Më shumë rëndësi ju jap projekteve , por nëse e kemi për projektet e momentit, në Maqedoni dhe Ballkan nuk eshte realizuar një film serial ky eshte i pari, e titullohet “Shqiponjat e Arta” në projekt jam edhe regjisor dhe skenarist, para 3 muaj e bera një kontrat me EFE PRODUCTION.Ky projekt ka filluar të bëhet.Ne etapin e parë dhe sezonën e parë e kena berë promovimin per 10 episodet e para Shqiponjat e Arta dhe këtë promovoimin e kina promovu me 28 Maj.Nga publiku pati shumë duratrokitje dhe komente pozitive.
Në këtë projekt për gjeneratat e ardhshme qe do vijn eshte hap i madh dhe do ju hap rrugë te reja.
Mendoj se kjo eshte nje hap i madh per Ballkanin. Talentet e rinj te zbulohen dhe te promovojn talentin e tyre dhe ate potencial qe kanë ne Ballkan dhe te tregojm para gjithve.
Projekti nuk eshte vetem per teritorin tone por mendoj qe eshte edhe per Ballkanin.
Seriali e ka emrin “Shqiponjat e Arta”.
Pse e Artë? sepse ne jetë e Arta është një material shume i vlefshëm per atë une si skenarist dhe si regjisor te skenari dhe projekti e kam vendos ta vëndoj emrin e Artë.
Pse Shqiponja? sepse Shqiponja për herë mendon që të arrij sa me lartë dhe për kete është vendosur që ta vëndoj Shqiponja.Domethene Shqiponjat e Arta edhe i vlefshëm edhe qëllimin e larte.
Xhirimet per 10 episodet e para akoma vazhdojne.Ne vendin ku jetojme ne ka shume interesim dhe i pelqejn serialet.

2.Për çfarë bëhet fjalë projekti i momentit?

2.Shqiponjat e Arta ka subjektin për përjetimet prej vitit 1992 deri në vitin 2017 dhe do ketë per ndonjerin nga vitet histori të ndryshme, domethene e kina qëllimin prej 1992 deri 2017 çka ka ndodhur në Ballkan.
Përjetimet që kanë ndodhur në Ballkan do tregohen në këtë histori seriali me zhanrin sentes me Dramĕ , Intriga, Misteri, Aksion, Dashuri , Tensione, me keta zhanre tre role kryesore ose tre vëllezer në vitet e 90ta i vrasin nënën edhe baban edhe këta vëllezër i shpërndajne njërin ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni. Edhe keta vllazni jetojne me familje tjera qe i adoptojne, fati prap këto i bashkon tek nje organizatë që vetë emrin e ka Shqiponjat e Arta.
Seriali e ka njelë misteri këta do bashkëpunojne në organizaten Shqiponjat e Arta por nuk do e dijne se do jenë vëllezër.
Edhe kjo misteri do vazhdon deri 2 ose 3 sezone.

3.Çfarë është dallimi të jesh i ulur në karrigen e regjisorit në këtë projekt?

3.Edhe më parë kam marr pjesë në disa filma dhe seriale , herën e parë është diçka më e madhe që do tregohet historia e Ballkanit, jam shumë i kënaqur që do jem ne karrigen e regjisorit.
Avantazhi i kësaj karriges është për mua per ta treguar potencialin e Ballkanit edhe të bëjmë një hap të madh se si do krijojmë një ardhmëri të mirë për gjeneratat qe vijnë pas nesh.
Ideali më i madh është ti jap shpresë gjeneracioneve te ardhshme.
Ideali më i madh është ky projekt.

4.Kush janë aktorët e serialit dhe yjet në të?

4.Sigurisht në secilin film dhe serial në strategjinë e vet e deshiron të ketë edhe aktor të famshem ose yll, une me producenten Arzu Sen në EFE PRODUCTION që e kam edhe bashkshorte , e kemi bërë një diskutim në lidhje me aktorët e famshem në projektin tonë çfare avantazhe mund të na sjellin aktorët e famshem veq po ky projekt do shkojë nje kohe te gjate, fiks pari e kena qëllimin ta kena një kuptim të serialit interesant mandej me menaxheret e projektit e kena diskutu le të takohen me aktorë të famshëm edhe më propozojnë të jenë në projektin tone.

5.Çfarë e bën të mirë një projekt për ju?, a janë aty disa kualitete të caktuara që e bëjnë projektin të mirë për ju?

5.Secili film e ka vlerën sa një libër, por dallimi te filmi dhe te libri është kur lexon librin duhet ta fantazojsh edhe vendin edhe aktorët ne mendjen tende.
Veçse tek filmi kur shikon nuk ke nevoje të fantazojsh, krejt fantaziat i ke te realizuara.
Në ditët e sotme teknologjia e filmit është shumë e zhvilluar dhe akoma është duke u zhvillu veç për Ballkan me keqardhje për teknologji filmi nuk mund të themi që zhvillohet, sepse edhe kjo punë në Ballkan është duke u zhvilluar dalëngadal, kena marr si iniciative në projektin Shqiponjat e Arta këtij ngadalsimi ti japim një shpejtësi.
Kur të bësh nje film duhet të kesh parasysh çfarë mesazhe do i japësh teleshikuesve sepse teleshikuesi kur do shoh filmin duhet të gjejë vetveten aty edhe të bene një rrugë harte për veten.
E si të mund ta realizojme kete dhe te japim mesazhin ateher për mua si skenarist dhe regjisor ka rëndesi të madhe.

6.Çfarë ke mësuar nga filmi jot i parë?

6.Më parë qe kam marr pjesë në disa filma dhe filma serial më kanë mësuar shumë gjëra.Në këtë projekt shumë kryesore është ekipa.Mendoj jasht finansave është kryesore ta krijosh një ekip të mirë.
Suksesi është një temë shumë e rëndësishme edhe te filmat edhe te filmat serial, edhe një statisti edhe një që punon tek seti i serialit ose filmit e ka rëndësinë e vetë.
Suksesi nuk behët vetem me finans as po me ide dhe skenar jo te mire , as me teknik dhe kushte mira nuk bëhet, suksesi behet si e thash edhe mĕ parë me një ekip te mirë.
Nëse nuk e krijon një ekip të mire atëher sën e bën as trend edhe sukses.
Si perfundim une mund te them se ekipi si ka bashkëpunim të mirë edhe një kontakt të mire kjo do te jep një rezultat të mirë.

7.A keni menduar që të aktroni në filmat e juaj dhe në përgjithësi?

7.Çdo regjisor si e bën një film e ka dëshiren të jetë pjesë brenda filmit veç kjo punë nvaret edhe nga skenari.
Në tregun e filmave amerikan ka disa regjisor që ështe edhe skenarist është edhe rol kryesor.
Veç po në jetën time më shumë e kam pas parasysh edhe me ka tërhequr në Hollywood prej regjisoreve më kryesor Alfred Hitchcock, ky regjisor tek secili film i vet ka marr pjesë si statist.
Unë si regjisor si do bëjë filma dhe filma seriale vetveten nuk mendoj ta kem parasysh të jem para kamerave.

8.Na trego për 3 filma apo projekte që keni qenë i përfshirë?

8.Unë për herë të parë kam fillu në vitin 2005 si asistent i regjisorit te disa tv filma dhe seriale në Turqi, Stamboll vetëm per mu është shumë kryesor në 2007 edhe ai është filmi i par i im që e ka emrin TUZAK (“KURTHI”) ky filmi më eshte bere si hap i par per mu në kinematografi, perveç kësaj kam mar pjesë në serialet “Acı hayat” (Jetë e hidhur) dhe “Bir Sepet Elma” si dhe shumë seriale tjera.

9.Kush janë inspirimet më të mëdhaja në karierën tënde?

9.Dëshira për kinematografi ka filluar tek unë qysh kur kam qenë fëmije.Edhe kur kam qenë fëmije më kan tërhequr filma, si behet një film çdoherē e kam pyetur vetveten.Edhe babai im kur kam qenë fëmije më ka ble një kamer dhe si amater kam bërë filma dhe jam munduar të bëjë ashtu si kam pare nē televizione.
Inspirimi më i madh më është bërë artisti më i njohur në SHBA Walter Eliyes Disney sepse kur e kam lexu librin e jetës dhe biografin e Walter Eliyes Disney e kam shikuar vetveten aty se edhe Walteri e ka pas dëshir në ardhmërine e kinematografise të lërë një shenjë në kinematografi. Walter Eliyes Disney edhe sot eshte në tregun e Amerikes dhe Hollywoodit një njeri shumë i famshëm. Edhe ka produksionin e vet si i njohur si Walt Disney.
Une te Walteri e pash se Walteri çdoherë e ka fantazu një qëllim për ta realizu ato fantazi për të realizu ka dhënëe teper mundim. Edhe unë e mora nje inspirim nga fantaziat e mia që duhet të luftoj në maximum. Për këtë e kam idol Walterin pasi nuk u ka dorzu nga ëndërrat e tij.Jasht kësaj artisti i kam inspirim edhe keto regjisor Stiven Stolberg , Jorge Lucas, James Cameroon dhe disa regjisor që kanë bërë shumë emër në Hollywood.

10.Çfarë ju pëlqen më shumë rreth punës tuaj, karierës?

10.Në film dhe këta projekte më e mira është ekipa të jetë si një familje e në projekt edhe kameramanët edhe ata që punojn në set edhe aktorët krejt këta çdo ditë që bashkëpunojn te seti edhe kjo bashkarisht bëhet si një familje e madhe dhe kjo më jep shumë kënaqësi.Sepse këta projektet veçse kësaj familje po mundëson të njoftohesh me persona të ri dhe shoqeri e re. Domethënë nuk është vetëm projekt por është edhe një punë sociale.

11.A e shprehni veten kreativ në mënyra tjera?
11.Secili person në jetë si të merr me qejf dhe është i kënaqur me punën e vet çdoher bëhet më produktiv dhe me sukses.Sepse një njeri kur e dëshiron dhe e merr me kënaqesi një punë bëhet më i suksesshëm dhe më produktiv në jete.Une sepse bëj punën time me dashuri mendoj se jam produktiv edhe inovativ dhe kjo më jep mua njē energji pozitive në kete sektor.Çdo person kur e bën një punë me dëshir dhe dashuri çdohere del me rezultat suksesi.

12.Çfarë sugjerimesh do ju jepni atyre që dëshirojnë të bëjnë një karierë si filmbërës?

12.Ata njerëz që dëshirojn të bëjnë film un e kam një sugjerim vetem të fantazohet edhe mos dorëzohen prej fantazive të veta.Sepse fantazia është shumë kryesore në këtë sektor me xhiru filmin.Sepse filmi është një pune çka bëhet me fantazia këtë teme duhet ta lidh prap me librin , një shkrimtar kur deshiron të shkruan një liber , fiks pari fantazon po mbrapa mendon po mbrapa shkrun dhe kjo bëhet liber.
Filmi është si libër veç para fantazon mbrapa e ben konceptin mbrapa e ben sinposis mbrapa e ben tretman dhe në fund e ben skenarin kur e bën skenarin e gjen një producent e bën një mareveshje edhe çka duhet kushtet i përgaditen , dhe nisën te xhirohet filmi kur të pefundohen xhirimet ka proceduren të montohet , sinkronizohet dhe finalizohet dhe behet film.Edhe njëher deshiroj të ceki se fantazia në këtë sektor ku xhirohet film ështē një send shumë kryesor.

13.A jeni duke punuar në projekte të ardhshme tani?

13.Po kam edhe disa projeke tjera që jam duke i vazhdu , ma shume jam i koncentruar në projektet dokumentar mandej i kam edhe projektet profesionale TV Reklame dhe jam duke punuar në këto projekte veç po qysh i ceka më lart, me EFE Production e kam një kontrat dhe e kam nënshkrujt për projektin serial Shqiponjat e Arta si skenarist dhe si regjisor.
Fiks pari e kam këtu qysh kan bërë kontrat dhe nënshkrim kam per qellim të dal me sukses dhe qellimin e kam për projektin serial “Shqiponjat e arta” të ja realizojme sezonen e par suksesshem me 10 episode të para për sezonin e par.

14.Cili ka qenë çelësi juaj personal deri tek sukses?

14.Suksesi nvaret nga qëllimi si të keni qëllim të madh po edhe suksesi do jet i madh. Qëllimi është misteriozi i suksesit.A suksesi bëhet me shumë punë dhe çelesi i suksesit është mos dorëzohesh.
Si të dorezohesh ateher humbni.
Si mos dorëzoheni atëher do mbërrini tek qëllimi.

15.Ku mund të lidhen njerëzit me ju për të kuptuar më shumë?
15.Ato njerëz qe deshirojn të kontaktojn me mua munden të më kontakojn në mediat sociale, akoma nuk e kam për vete nje webfaqe me biografi, këtë mungesë shpresoj shumë shpejt ta bëjë një webfaqe me portofol./InfoShqip.com
Falimenderoj shume qe me keni dhene kete mundesi per intervisten.

To Top