Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, në kongresin e fundit partiak mori edhe një mandat për të drejtuar partinë në katër vitet e ardhshme. Proceset e rënda në rajon, integrimi në NATO dhe BE, negociatat Prishtinë-Beograd dhe periudha me shumë të panjohura që e pret Maqedoninë kanë bërë që Thaçi sërisht të jetë kandidati më i përshtatshëm për lider partie.

Ai nuk dëshiron të flasë nëse do të ndodhë ringjallja e PDSH-së, pasi thotë se kjo parti ka qenë gjallë tërë kohën. Paralajmëron se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që pret të jenë të parakohshme, PDSH sërish të kthehet në faktor që përcakton proceset në Maqedoni.

Përballë ekipit të KDP-së – Seladin Xhezairi, Bardhyl Zaimi, Xhelal Neziri – lideri i PDSH-së u përgjigj për të gjitha temat, nacionale e rajonale në kuadër të ciklit të intervistave “Me shkas”. Intervista e plotë do të publikohet të enjten në ora 20.00, ndërkohë që më poshtë e gjeni pjesën e intervistës (tekst dhe video) që ka të bëjë me mundësinë e shkëmbimit të territoreve midis Serbisë dhe Kosovoës dhe me rolin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në këtë proces.

Loading...