Investimet turke dhe holandeze për konkurrencë më të madhe në ekonominë e Maqedonisë

Si investimet në Maqedoni prej rreth një miliard euro dhe ato holandeze në vlerë prej mbi 400 milionë euro mundet që në mënyrë partneriteti të gjenden në tregje të treta. Kjo do të jetë një prej temave  të seancës së Këshillit Drejtues të Odës Ekonomisë së Maqedonisë – Turqisë (MATTO) që do të mbahet sonte në orën 19 në hotelin “Stoun Brixh” në Shkup.

Siç njofton MATTO, strategjitë ekonomike të Turqisë dhe Holandës e shohin Maqedoninë si vend të lidhjes me BE-në, tregjet e Azisë Qendrore, Kaukazit dhe të Afrikës Veriore.

Në seancë do të bëhet fjalë edhe për ndikimin e Mbretërisë së Holandësndaj ekonomisë së Maqedonisë, si dhe për atë se nëse është reale që me investitorët turq të bashkëpunohet për plasman në vende të treta. Është paraparë që të flasin ambasadorët të Turqisë dhe Holandës, Omur Solendil dhe Vouter Plomp.

Anëtarëve të Këshillit drejtues të MATTO-s do t’u prezantohen programet e Qeverisë holandeze për avancim të konkurrencës së kompanive nga Maqedonia, si dhe investimit holandez për prodhimtari të materiale rasati, European Plant company, Tetovë e cila realizon pëasman, krahas vendeve tjera, edhe në Turqi dhe Kazakistan

Loading...