nxhinierët e rinj nga Asociacioni i Shoqatave të Inxhinierëve – Institucioni Inxhinierik i Maqedonisë (IIM) është bërë anëtare e plotfuqishme e Federatës Evropiane të Inxhinierëve të Rinj. Anëtarësimin e ka zyrtarizuar Këshilli i Federatës në konferencën që po mbahet në Maltë.

Në konferencë IIM e ka prezantuar punën e saj, si dhe qëllimet dhe detyrat që i kanë inxhinierët e rinj në këtë institucion profesional. Delegacioni e kanë udhëhequr kryetari i Institucionit Inxhinierik të Maqedonisë, prof. Hristina Spasevska dhe përfaqësuesi i inxhinierëve të rinj, magjistri Aleksandar Kërlevski.

“Kjo është një ngjarje e rëndësishme për Institucionin Inxhinierik të Maqedonisë si asociacion i vetëm profesional që bashkon njëzet shoqata nga të gjitha fushat e inxhinierisë dhe i konfirmon përpjekjet tona që më mënyrë të vazhdueshme të kontribuojmë për përmirësimin e kushteve për punë dhe avancimin e inxhinierëve të rinj në Maqedoni”, thotë profesoresha Spasovska.

Për Aleksandar Kërleskin, tani po hapet një mundësi që inxhinierët e rinj nga Maqedonia të komunikojnë me më shumë se 250 mijë inxhinierë dhe studentë nga Evropa.

Loading...