Anketa e fundit e realizuar nga ana e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) në muajin gusht të këtij viti tregon se Bujar Osmani është ministri më puntor dhe më i pëlqyer te shqiptarët. Në këtë anketë kanë marrë pjesë 1100 të anketuar ku në mesin e tyre 300 shqiptarë. Në pyetjen e IRI-t se, Cilët nga tre ministrat e Qeverisë së Maqedonisë ju kanë lënë përshtypje më të mirë për ju dhe kanë reputacion më të mirë? Me 12 përqind rradhitet Bujar Osmani si një ndër ministrat më të pëlqyer tek shqiptarët. shkruan TS
Osmani ka luajtur një rol të madh në negociatet me Greqinë sa i përket çështjes së emrit ku Maqedonia u çlirua njëherë e përgjithmon nga zinxhiri shumë vjeçarë i problemit të emrit. Sot falë kontributit të vazhduehsëm me faktorin ndërkombëtarë, Osmani bashkë me liderin e tij Ahmetin dhe kryeministrin Zoran Zaev Maqedoninë e afruan në NATO dhe në BE.

Ndryshe edhe partia që i takon Zv/kryeministri Osmani (BDI), vazhdon të jetë partia më e besuar tek shqiptarët./TS/

Loading...