Ish deputeti i BDI-së zgjedhet Drejtor i postave, ja emri i tij!

Në seancën e sotme qeveria ka shkarkuar drejtorin e deritanishëm të Postave të Maqedonisë, Fadis Rexhepi. Në vend të tij, drejtor është emëruar ish deputeti i BDI-së, Ejup Rrustemi. Drejtori i deritanishëm Rexhepi poashtu ishte nga radhët e BDI-së nga dega e Sarajit, kurse Rrustemi është nga Tetova dhe pas disa viteve rikthehet në këtë post, transmeton Gazeta Lajm.
Rexhepit i ka skaduar mandati, mirëpo duke pasur parasysh se është i afërt me Rafiz Halitin, burime partiake vlerësojnë se ai është “viktimë” e përçarjeve të brendshme.

Loading...