Ish këshilltarët e Todorovit njëkohësisht kanë punuar në disa funksione

Kabineti i ish ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorovit “vlonte” nga këshilltarët shtetëror, të cilët u avancuan me shpejtësinë e dritës dhe në afat prej një viti kanë kaluar disa funksione. Megjithatë, edhe pas largimit të Todorov nga Ministria e Shëndetësisë shumica prej tyre, ndoshta jo në pozicionet e njëjta, mbeten në punë në Ministrinë e resorëve, shkruan Fokus, njofton Portalb.mk.

Karriera e tyre gjithmonë rritej, kështu ata kanë pozicionet më të larta të nënpunësve civil, në ndërkohë janë edhe anëtarë në shumë Borde dhe komisione drejtuese ku marrin rrogë plotësuese si honorar. Të gjitha këto funksione të këshilltarëve shtetëror mund të shihen në faqet e Gazetës Zyrtare.

Njëri prej tyre është Angell Mitevki, dora e djathtë e Todorovit, i cili më shumë se dhjetë vite ishte shefi i tij edhe në Ministrinë e Arsimit edhe në Ministrinë e Shëndetësisë. Portali Fokus për atë publikoi se është edhe anëtar i Bordit drejtues të Qendrës klinike të Stomatologjisë, si dhe anëtar i Bordit drejtues të shëndetësisë. Në ndërkohë, para katër viteve në besnikërinë e tij ndaj ministrit, Mitevski në vitin 2013 u shpërblye edhe me “titullin” këshilltar shtetëtror në politikën e shëndetësisë edhe pse me profesion është historian, që ka nxitur reagime negative te të punësuarit në Ministrinë e resorëve.

Një tjetër në listën e këshilltarëve shtetëror të Todorovit ishte edhe Tatijana Vasiq. Ajo në afat prej disa viteve shumë shpejt përparoi në karrierë, ajo u bë kryetare e Bordit drejtues të Qendrës së simulimit mjekësor dhe anëtare e Bordit drejtues të Qendrës së traditës mjekësore kineze. Për të gjitha këto pozicione të rritura shpejt, Vasiq ka marrë honorarë shtesë. Ajo gjithashtu është emëruar edhe si anëtare e Komisionit të vendimeve pas kërkesave për rritjen e çmimit të formuar të barit.

Në të njëjtën listë ndodhet edhe Sanja Sazdova e cila gjithashtu ishte këshilltare shtetërore në kabinetin e ish njeriut të parë të shëndetësisë. Ajo gjithashtu është anëtare e Këshillit republikan për siguri në komunikacion, ndërsa në listën e saj anketuese mund të vërehet se posedon banesë në Ohër prej 46 metër katror me vlerë prej 29 mijë euro, pastaj metale të çmuara dhe artikuj kolekcionarë.

Megjithatë nga të gjithë këshilltarët shtetëror në Ministrinë e resorëve e vetmja nga fusha e Shëndetësisë është Jovanka Kostovska, e cila punon si udhëheqëse e Sektorit e kujdesit parandalues shëndetësor . Ajo, gjithashtu figuron edhe si anëtare e jashtme e Bordit drejtues të vendosura nga qeveria e Klinikës së Shkupit të Gjinekologjisë. Kostovska deri tani i ka përkrahur reformat shëndetësore të zbatuara nga qeveria dhe rregullisht del në mbrojtje se vaksinat në Maqedoni janë kualitative dhe të sigurta për shfrytëzim.

Loading...