Ish-komandanti mysliman i luftës në Bosnje, Naser Oriq, përballet me rigjykim për krime lufte, tha avokatja e tij.
“Kemi marrë vendimin e gjykatës, i cili na informon se lirmi i Oriqit është anuluar, për shkak të shkeljeve serioze të procedurave penale”, tha Lejla Çoviq.

“Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës, me seli në Sarajevë, urdhëroi që Oriq, 51 vjeç, të rigjykohet”, tha Çoviq.

E kontaktuar nga agjencia e lajmeve AFP, gjykata e konfirmoi vendimin.

Oriq është liruar në tetor të vitit 2017 nga akuzat për krime lufte kundër serbëve, derisa ka qenë duke mbrojtur Srebrenicën – vendin e masakrës së 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë.

Vendimi kishte nxitur zemërim tek udhëheqësit serbë dhe familjarët e viktimave, por ishte përshëndetur nga myslimanët e Bosnjës.

Loading...