Ish komandanti nga Kosova do të flet për manipulimin e ngjarjes në Lagjen e Trimave

Maqedonia do të tronditet javëve të ardhshme nga një ish komandant nga Kosova i cili ka pranuar të flas për “Zhurnal” për të gjitha njohurit në lidhje me grupin kosovar që u përlesh më 9 maj në Lagjen e trimave në Kumanovë.

Ky ish komandant fillimisht flet se ka dëshmi tronditëse se si një pjesë e madhe e grupit  kosovarë janë manipuluar nga elitat politike dhe shërbim sekret në Maqedoni për idealin e Shqipërisë së Madhe.

Ky grup nuk ka qenë grup mercenarësh të paguar, por njerëz të idealit të cështjes kombëtare si Begë Rizaj i cili ka luftuar me paramilitarët serb të Arkanit, pastaj komandant Sokoli i cili ishte njëri ndër organizatorët kryesor të luftës së UCK-së në Maqedoni, shprehet  për Zhurnal, ish komandanti nga Kosova.

Ish komandanti  flet për dëshmi tronditëse  për kurthin ndaj grupit kosovar duke u shprehur se opinioni do të dëgjoj gjëra “që mendja e njeriut nuk mund t’i paramendojë”, dhe se si një numër i madh i të kosovarëve janë motivuar që të shkojnë në Maqedoni për idealin e lirisë, ndërsa janë tradhtuar nja njerëz të caktuar.

Ai ka prova të fuqishme për manipulimin që u është bërë grupit kosovar 6 muaj para se të ndodh konfliktin në Kumanovë.

Loading...