Maqedoni

Ish presidenti pëson aksident në Shkup (Video)

aksident-1-780x439

Ish-Presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, ka pësuar aksident në Shkup. Ngjarja ka ndodhur në qarkoren e Shkupit, pranë kryqëzimit të Vizbegut, ndësa ish-Presidenti ka qenë duke shkuar për në hotel me një makinë të Ambasadës së Kroacisë në Shkup. Makina ku ishte ish-Presidenti kroat është përplasur me një makinë me targa të Shkupit, kurse raportohet se nga aksidenti nuk ka persona të lënduar.

Ministria e Punëve të Brendshme e ka konfirmuar aksidentin për TV24, transmeton Tetova News, intervenimi ka qenë i menjëhershëm, por për shkak se ka pasur vetëm dëme materiale, në vendngjarje nuk ka gjurmë të aksidentit.

Sipas informacioneve, Mesiq ka udhëtuar në Maqedoni për të marrë pjesë në një konferencë ku është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e ish-presidentëve të tjerë të rajonit./

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top