Ish-trajneri i Renovës, Vlatko Kostov ka dërguar kandidaturën e tij për kryetar të Federatës së futbollit të Maqedonisë (FFM), pas largimit të Ilco Gjorgjioksit.

52-vjecari merret me futboll nga viti 1984. Si lojtar ka luajtur për Bregallnicë, Lokomotiva Sofje, Pelister dhe Vardar. Ndërsa si trajner ka filluar në vitin 1977 dhe ka punuar te Renova, Bregallnica, Al Raed në Arabinë Saudite, si dhe në përfaqësuesen e parë dhe atë U21 si ndihmës. FFM së shpejti do të emëroj kryetarin e pestë në histori pas Lubisav Ivanov, Lambe Arnaudov, Haralampije Haxhiristeski dhe Ilco Gjorgjioski.

Loading...