Ish ushtarët e UÇK-së dalin në protesta

Mbi 350 ish-luftëtarë të UÇK-së nga Peja dhe zonat përreth i janë bashkuar protestës së sotme në këtë qytet që u mbajt kundër kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Muhaxheri, në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard”, ka drejtuar akuza ndaj krerëve të UCK-së e në veçanti ndaj ish-komandantit të UÇK-së për Zonën e Dukagjinit, Ramush Haradinaj, transmeton KP.

Muhaxheri ka thënë se Haradinaj drejton biznesin e naftës dhe bixhozit si dhe është përgjegjës për shumë vrasje që kanë ndodhur gjatë luftës.

Protesta ka filluar në orën 12 në sheshin “Shkëlzen Haradinaj”, ndërsa protestuesit kanë thirrur: “I gjithë kombi krenohet me UÇK-në. E ti Gazmend?!”; “Gaz, na bone “Gaz”!, “Poshtë UDB-ja e veshur me pushtet!”.

 

Loading...