Në burgun e “Shutkës” në Shkup ka ndodhur incident mes një polici maqedonas dhe ish pjesëtarit të UÇK-së, Val Zekaj, ndryshe pjesëtar i Grupit të Kumanovës, që u arrestuan më 10 maj në Lagjen e Trimave.
Burime nga burgu kanë thënë për Gazetën Lajm se Zekaj ka rrahur një polic maqedonas, i cili paraprakisht e ka ofenduar për shkak se ka mbajtur bluzën me fotografinë e Nënë Terezës. Ai ka duruar ofendimet, deri në momentin kur polici maqedonas i ka thënë “Nënë Tereza ka qenë kurvë”.
Gazeta Lajm ka arritur të sigurojë një deklaratë edhe nga vetë Val Zekaj lidhur me rastin në fjalë. Ai ka konfirmuar incidentin.
“Kisha bluzën me fotografinë e Nënë Terezës në gjoks, kurse polici më tha “Ajo ka qenë ajo ka qenë kurvë’. Nuk munda të duroj, kjo është hera e tretë që më maltretojnë për shkak të fotografisë së Nënë Terezës dhe askush nuk është marrë as në përgjegjësi e as në pyetje”, ka thënë Zekaj në deklaratën dërguar përmes familjarëve të tij te Gazeta Lajm.
Nga organet kompetente për momentin nuk ka ndonjë konfirmim ose demant lidhur me këtë incident.

Loading...