Maqedoni

Ish ushtari i UÇK-së në krah të Ahmetit, godet nënkryetarët e BDI-së

ali-ahmeti-1

Ish Ushtari i UÇK-së Daut Limani në një letër dërguar portalit TetovaSot, ka dalur në krah të Ahmetit për vendosëshmërinë e tij në lidhje me politikat e së ardhmes sa i përket interesave të shqiptarëve.

Kjo eshte e patolerushme qe ato individe ne emrin tuaj kene bere pasuri te majme qe nuk e dine as vet se sa, kurse ne bashkeluftetaret e Juaj pa piken e interesit qendrojme fuqishem pas Jush?! I nderuar Komandant nuk duam te zhgenjehemi duam qe ato individe me automatizem te largohen sepse punojne kunder Jush kunder ish-Ushtareve te UÇK-së. Me bindje e themi se punojne vetem per klanet e tyre. E them hapur Nenkryetaret e partise se Nevzat Bejta, Teuta Arifi dhe Izet Mexhiti” ka shkruar ish ushtari i UÇK-së

Ai më tej vazhdon duke thënë se askush nuk do të guxojë të del para Ahmetit sepse nuk kanë aspask merita.

Ne ish ushtaret nuk do lejojme qe kto te ngritjen ne piadestalin e liderit, nuk kane aspak merita pe tu bere ne at shkalle. Populli kerkon ndryshime, populli kerkon energji te re, populli kerkon qe meritoret te vendosen aty ku e kane vendin. Uzurpatoret e partise duhet larguar sa me pare, sepse dot behet vone. I nderuar Komandant, duke pasur parasyshe pushtetin qe ju keni dhene nenkryetarve ato sillen sikur te kene prone private partine, ke duan largojne ke dua ofrojne po ti bie me drejte ato largojne ish ushtaret duke e ditur se vetem ne ate menyre mund tju dobesojne juve” thotë më tutje ish ushtari i UÇK-së

Nese qe kan aq të forte le të urdhrojne le të kendidohen si te panvarur ne zgjedhjet lokale qe po afrohen athere e shohim kush sa ja vlen, mos të fshihen e krokasin ne emrin tuaj si deri me sot. Ne nuk duam nje BDI sic pretendojne ato, ne duam nje BDI ku fjala kryesore eshte e Juaja Komandant” shkruan ish ushtari i UÇK-së  duke bërë thirrje për një mobilizim të fuqishlm për të mbështetur Komandatin Ali Ahmeti. /TetovaSot/

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top