ISIS kërcënon me sloganin “Me plis në Paris” [FOTO]

ISIS për herë të dytë ka dërguar emaila kërcënuese në redaksitë e mediave shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri

Edhe kësaj radhe, kjo organizatë terroriste ka dërguar një mesazh në email’at e të gjitha redaksive shqiptare. Në emailin e fundit ka ardhur kërcënimi për Kampionatin Europian të Futbollit që këtë vit do të mbahet në Francë.

Në mesazhin e dërguar në email shihet një ilustrim i sloganit “Me plis në Paris”, ku shihet ilustrimi i një personi me plis dhe me një armë automatike në dorë tek Kulla Eiffel.

Bashkëngjitur me këtë, nga i njëjti përdorues në rrjetin social Facebook (Ebu Bekr), është edhe e ashtuquajtura “Deklarata mbi sulmin e bekuar në Paris kundër kombit kryqëtar të Francës”, e nënshkruar 2 sefer 1437 (14 nëntor sipas kalendarit gregorian).

Loading...