Ismaili: BDI i dha Aleancës më shumë poste se ç’duhej (Video)

Deputeti nga radhët e BDI, Rexhail Imsaili në emisionin Click Plus në televizionin 21 ka treguar se me cilin anëtarë të ASH takohet çdo ditë. Sipas Xhemailit BDI i ka dhënë Aleancës më shumë poste nga kulaçi qeveritar se se kanë merituar, madje ai shton se Ziadin Sela duheti ti kërkojë falje publike Ali Ahmedit për gabimet e bëra, përcjell Almakos.

“Realisht ne kemi thënë se panvarsisht raporteve mes subjekteve politike shqiptare kualiconi i tanishëm i ka numrat, panvarësisht nëse ASH mbetet apo del. Ne takohemi çdo ditë me Aleancën dhe nuk ka ditë që spij kafe me Syrja Rashidin, por ato bëjnë kualicione jo parimore, kur ju konvenon janë dhe anasjelltas. Ziadin Sela një kohë të gjatë nuk është në Parlament dhe smund të takohemi, çështja është se ne i kemi numrat pa ASH dhe nëse ata duan të jenë në qeveri duhet të bëjnë kujdes ta definojnë këtë çështje, gjith çka që është kërkuar nga ASH ne si BDI ju kemi dhënë nga kulaçi qeveritar, raporti i ndarjes së pushtetit ka qenë 60 me 40 %, ne kemi qenë parimor dhe për ne ka qenë e rëndësihme deklarata shqiptare”, deklaroi Xhemaili.

Rreth pyetjes pse sjan takuar Sela dhe Ahmeti ti japin zgjidhje këtij ngërçi, Xhemaili shton se nuk ka informata edhe pse ka njohuri se Sela këto dy javë ditë ndodhet në Shba.

Loading...