Ismaili ekskluzivisht për Lajm TV rrëfen tmerrin e përjetuar në Kuvend (VIDEO)

Shkup, 3 maj- Rexhail Ismaili, deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, për herë të parë për LAJM TV flet mbi tmerrin e përjetuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Deputeti Ismaili ditën e 27 prillit ishte shndërruar në muri të gjallë për t’u dalë në ndihmë kolegëve, të cilët ishin sulmuar nga turma e pakontrolluar që bënë terror në Kuvend.
“Është vështirë të shprehem, rasti është ende i freskët, opinioni falë gazetarëve është njoftuar drejtpërsëdrejti. Ne u gjendëm në një situatë që nuk e kishim paramenduar se do të ndodhë…
Asnjëherë nuk e kam paramenduar se deputetët do të mund të orientojnë turmën, për likuidimin e kolegëve të tyre- deputetë”, tha mes gjatë intervistës deputeti Ismaili, duke aluduar në disa deputetë të VMRO-DPMNE-së.

Loading...