AFP_H04UH

Tenisti amerikan John Isner dhe ai gjerman Alexander Zverev do të luajnë nesër në finalen e turneut Masters të Majemit. Ata kanë triumfuar sot në dy sfidat gjysmëfinale, duke i dhënë jetë një finaleje surprizë. Gjigandi Isner, që luan para fansave të tij, mposhti në gjysmëfinale argjentinasin Juan Martin Del Potro me rezultatin 2-0 (6-1, 7-6). Ky ishte një rezultat surprizë, pasi Del Potro nuk humbiste që prej 23 shkurtit, ndërsa për Isner kjo është hera e katërt që del në finalen e një Masteri, ku nuk ka fituar asnjëherë.

Përballë amerikanit do të jetë Alexander Zverev, një talent në këtë sport, 20 vjeç, e ardhmja. Zverev eliminoi spanjollin Pablo Correno Busta me rezultatin 2-0 (7-6, 6-2) në gjysmëfinalen tjetër, një ndeshje e dominuar dhe fituar me meritë nga tenisti gjerman, që duket se është rikthyer në nivelin e tij pas disa muajsh të vështirë. Ndërsa sot në mbrëmje do të luhet finalja e femrave e turneut të Miamit, ku përballë njëra-tjetrës janë Jelena Ostapenko dhe Sloane Stephens.

Loading...