Kosovë-Shqipëri
02/12/2015 17:39:38

Itali, Arrestohen 4 hajdutë shqiptarë që vidhnin banesat

itali

Policia italiane e qytetit të Udines ka arrestuar 4 shqiptarë, anetarë të një bande të specializuar në vjedhjen e banesave. Shqiptarët e arrestuar janë, Aurel Leka, 24 vjec, Oltion Balozi, 25 vjec, Admir Luci 21 vjec, e Arben Perskura 28 vjec.

Sipas polcisë italiane banda e shqiptarëve seleksiononte me kujdes banesat që grabisnin duke synuar makinat lluksoze, objekte të shtrenjta, bizhuteri, flori etj.

Katër shqiptarët e arrestuar janë autorë të qindra e qindra vjedhjeve të kryera në territoret e rajoneve të Friuli Venezia Giulia, Veneto, Emilia Romagna e Toscana. Policia italiane konfrimon se ata kanë kryer mesatarisht rrth 5 vjedhje banesash në ditë.

Ndaj shqiptarëve Aurel Leka, Oltion Balozi e Admir Luci rëndonte një urdhër arresti i mëparshëm për me një dënim prej 20 muajsh me akuzën e grabitjes, ndërsa për Arben Perskurën, kohë më arë ishtë lëshaur urdhëri i dëbimit nga teritori italian.

Banda e shqiptarëve ishte mjaft e organizuar në aktivitetin e saj grabitës. Cdo makine të vjedhur ata i ndryshonin targat duke bërë të mundur humbjen e gjurmëve e duke i komplikuar hetimet e policisë.
Pas disa muajsh investigimi e mbledhje të dhënash nga telekamerat e banesave ku janë kryer grabittjet, policia italiane ka mundur të zbuloj vendstrehimin e shqiptarëve në komunën San Pietro in Casale në provincën e Bolonjës.
Katër shqiptarët ndodhen në burgun e qytetit të Bolonjës deri në pritje të gjykimit.

To Top