Kërkimet për autorët e sulmeve terroriste në Paris po kryhen dhe në Veri të Italisë. Mediat italiane informojnë se në Veri te Italisë po kërkohet një terrorist i mundshëm në bordin e një automjeti Seat Ibiza e zezë e cila ka hyrë në territorin italian në mëngjesin e së shtunës.

Makina ka udhëtuar në autostradën Ventimiglia rreth orës 6.30 të mëngjesit të së shtunës. Në këtë automjet dyshohet se po udhëton francezi 32 vjecar Baptiste Burgy, i cili mund të ketë lidhje me atentatet e Parisit, raporton oranews. Policia rrugore italiane ka shpërndarë dhe numrin e target së makinës. GUT 18053.

Sipas shërbimeve të inteligjencës bashkë me të po udhëtojnë dhe tre persona të tjerë.

Loading...